“KUR MBJELLË DUHI, KORRË BRESHËRI”, nga urtësitë popullore!

29.12.2019 10:50:41

Nga: Fatmir Bajraj

Mëndësia e akteve të dhunës dhe terrorit, kultivuar & promovuar nga VV-ja dhe lideri i saj narcisoist, Kurti ; kundër institucioneve, prones publike dhe titullarëve në gadi dy dekada, s’mund dhe është iluzore të pritet që t’jetë pa konsekuenca dhe t’i kthehët Kurtit dhe Levizjes të ciles i prinë në bumerang. Me këtë, nuk dua të thëmë, se kërcnimi ndaj Kurtit dje, ka miratimin tim, absolutisht jo dhe jo njëqindë mijë herë, dhe i bashkohemi “n’kor” gjykimit t’mjëmëndë të një akti të tillë, qyqarë dhe intrigues për Kurtin dhe qytetarët e vendit, por duhet qartësuar se për një sjellje të tillë të një psikopati, fajin kemi si shoqëri, dhe n’veqanti vetë Kurti dhe Levizja e Tij, e cila identifikohet në akte dhune dhe terrori. Albini n’krye të Levizjes Anarkiste, alias LVV-së, i prirur nga intenca Makiavelliane : “Qellimi justifikon mjetin”, në “luftën” e Tij “politike”, për pushtet, kishte përdorur gadi t’gjitha rrugët dhe metodat “demokratike” ; përfshi protestat e dhunshme dhe vandaliste, kundër institucioneve dhe prones publike, si n’rrugë, poashtu edhe n’Parlament si subjekt politik opozitar ! Kultivimi i kësaj fryme dhe promovimi i mjetëve “demokratike” n’sherbim të qellimit ; ardhja n’pushtet, sikur quan teper largë n’përdorimin e mjeteve & metodave të dhunshme, deri në ekstrem dhe duke rrezikuar edhe jetëra njerëzish n’pëmbushje të atij synimi-pushteti ! Përdorimi i gazit, mollotovit dhe i mjeteve tjera të rrezikshme në tempullin e Demokracisë Paralemntare, dhe kundër kolegëve deputet në përpjekjën për t’pënguar me forcë këta të fundit në vendimarrje dhe në ushtrimin e pushtetit legjislativ, me arsyetimin banal : “Mbrojmë shtetin nga pushteti” dhe mjetet dhe veprimet i quante : “Strategji dhe jo qellim” Shtrohet pytja ; si mund t’ketë platformë dhe strategji të një Levizje, sjelljet dhe normat e së cilës binin ndesh me Rendin & Ligjin, dhe nuk kishte synim dhe as qellim të caktuar ? A mund të thuhet se ; Ne gjuajmë për t’goditur, por nuk është qellim lëndimi e shkatërrimi i askujt dhe i asgjëje, dhe a mund të ndodhë ashtu ? JO ! Gjuajtja me mjete piroteknike dhe vezë, e ish Kryeministrit Mustafa në Parlamentin e Republikës së Kosovës, a kishte synim lëndimin dhe pengimin e Tij në ushtrimin e funksionit të Kryeministrit, dhe mbi të gjitha ; fyrjën dhe poshtërimin në shtepinë e demokracisë, n’Parlament dhe në sytë e opinonit publik, para mediave ? PO ! Gjuajtja e skortes së Kryeministrit Mustafa me gur e molllotov në rrugë dhe sidomos, gjaujtja e familjës me mollotov e mjete shperthyese për kuazi-kauzat e Levizjës dhe ish opozites : LVV, AAK & NISMA, a ishin t’gjitha këto strategji dhe pa qellim ? JO ! Akte dhune dhe terrori, kunder Kryemnistrit Mustafa dhe familjës së Tij, dorën n’zëmer ; ishin n’sinkron dhe të dakorduara me ish patnerin jo-besnik të koalicionit, PDK-në e Hashimit e Kadrisë, përndryshe nuk do funksiononin aq perfekjt dhe papengueshëm ; n’Parlament, n’rrugë dhe n’familje. Qellim ishte pushteti, dhe ky qellim, justifikonte dhe arsyetonte çdo mjet & metodë si pjesë të stratëgjisë dhe platformes për të ardhur n’pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim. Çështja është : A u reagua njësoj kur kërcënoheshin, rriheshin dhe vritëshin n’prita e n’pabesi ; antarët dhe veprimtarët e LDK-së dhe bashkpunëtoret e Presidentit Rugova, nga kjo shoqëri dhe veqanarisht nga Albin Kurti dhe VV-ja ? A është kërkuar Drejtësi për Enverin, Xhemën, Ismetin, Uken, Ahmetin, Tahirin, Fetahin, Bardhylin dhe shumë tjerë, nga Albini dhe VV-ja e Tij, njësoj sikur kerkohet me ngulm për Deharin ? Përgjigja , fatkeqësisht është JO, dhe kjo sjellje e VV-së është selektive dhe hipokrite. VV-ja dhe Albini, me apo pa dashje, u bënë krah me urdhërdhënësit dhe vrasësit katil të shumë figurave të ndritura të kombit, dhe të cilet nuk janë n’planete tjera, por n’mesin tonë, alias në “krahun e luftës” dhe n’shtetkapje. VV-ja s’mund t’jetë imune ndaj autorëve të krimeve t’lartëpërmendura, të cilët shtegëtojnë në krahun e luftës, ku VV-ja s’bënë përjashtim, andaj jemi këtu ku jemi…!