Kur ndodhë populli?

29.11.2019 10:48:59
Nga Binak MAXHARRAJ
/Mafia politike:as Hashim Thaçi,as Ramush Harajdinaj e as Kadri Veseli e shumë të tjerë,asnjeri prej tyre,anipse milionera,nuk e ndau nga pasuria e tyre asjnë cent për ndihmë vëllazerve në Shqipëri/
Tërmeti tinzar që goditi Shqipërin dy ditë më par
la të vdekur mbi 40 veta dhe shumë të tjerë nën gërmadha.Shkaktoi shumë damë materiale.
Mënjëherë ndodhi populli nga te dya anët e kufirit duke u vu në veprim për ndihmë.E tërë Kosova u ngritë në këmbë për të mbledhë ndihma për vëllazërit e tyre.
Shumë prej tyre po ofrojnë shtepiat dhe banesat për nevojtarët,bile edhe ndihma në para.E përloti opinionin kur një grua më kancer nga Peja ndau 50 euro anipse ndihma e sajë nuk shkonte mbi 70 euro. Ndihma po ofrojnë edhe këngëtarët dhe sportistet e njihur nga Kosova. U mbodhën dhe po vazhdojnë të mblidhën edhe ndihma nga duaspora. Po ofron ndihma çdo kush që po e ndjenë vehtën shqiptar për ti ndihmuar vëllazërit në nevojë nga Shqipëria.
Por si po e ndjejnë vehtën oligarkija e pushtetit,kapësit dhe pushtuesit e shtetit si Hashim Thaçi, Ramush Harajdinaj, Kadri Veseli dhe shumë të tjerë të cilëve në këtë katrahurë kombëtare as që po ndihet zëri.
Këta matrapaz,të cilët njihën më skandale dhe afera korruptive e vodhën,e plaçëkitën këtë vend dhe popullin e saj për shumë vite.U pasuruan,u banë milionër,ndërtuan shtepia luksoze më bazena,uzurpuan por edhe blenë shumë banesa,etj.
Por në këtë fatëkëqisi kombëtare këtyre faqezezëve pushtetar të korruptuar nuk po u ndihet zëri.Anipse të gjithë më miliona të vjedhur,asnjeri nga ta hala nuk doli të thotë haptasi të ofrojë ndihmën e tyre personale për të demtuarit,anipse kanë shtepia shumëkateshe,shumë banësa qe  u rrinë të zbrazta,bile nuk po turperohën as nga populli i cili po e ndanë kafshatën e gojës për ndihmë vëllazërve të tyre në nevojë.Por një gjë dihet se hajnat,plaqëkitë
sit e popullit nuk njihin kurrfarë vëllazerie,por ata e njohin vetem hajnin.
Apo ndoshta më në fund e kanë marrë vesh se paraja,pasuria e vjedhur është haram e cila kurdoherë do ta vjellin për goje e hund