Kur portalet keqpërdorin edhe letrat e Nënës Tereze

03.09.2016 22:14:53

Letra e Nënës Tereze, e cila po qarkullon nëpër portale, është e veçantë jo vetëm për dashurinë që vazhdonte ta ruajë për popullin e saj, por edhe për faktin se Gonxhe Bojaxhiu vazhdonte ta mbante edhe më tej miemrin e saj. Kjo letër, që mban datën 10 dhjetor 1979, në fund është e nënskruar me emrin Tereza dhe me mbiemrin Bojaxhiu. Në letrat e mëvonshme, e deri sa ka kaluar në amshim, Nëna tereze është nëshkruar vetëm me Tereza. Kjo letër, e cila më parë, pra më 4 shtator të vitit të kaluar ishte publikuar nga portali http://revistakuvendi.org, e jo tash siç thonë se e kanë zbuluar atë, ka ruajtur emocionet e Nënës Tereze, ka ruajtur dashurinë dhe përkushtimin për popullin e saj. Me fjalë të tjera, kishte shkruar tamam si shqiptare. Kur i kam reaguar sektës okulte të Albinit pas urimit për shenjtërimin e Nënës Tereze, kam pasur parasysh edhe këtë letër, të cilën paturpësisht e shpallin të zbuluar tash. Duhet thënë se me po këto emocione, Nëna Tereze është lutur edhe për shqiptarët gjatë tërë viteve të jetës së saj . Por Nëna Tereze, edhe gjatë viteve nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për popullin e saj. Më 3 maj 1990, Nënë Tereza i përgjigjet pozitivisht ipeshkvit të Kosovës, imzot Nikë Prela, për një vizitë në Kosovë, por që për shkak të rrethanave nuk u realizua kurrë, dhe mund të ketë qenë pengu i saj që mund ta ketë marrë me vete. Siç dihet, Nëna Tereze kaloi në amshim, më 5 shtator 1997, por lutjet e saj për popullin e saj, shpirti i saj, bënë që bota demokratike të shpëtojë shqiptarët e Kosovës nga maskrat serbe. Bill Klinton ka thënë për Nënë Terezë: “Nënë Tereza ishte e para ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

P.S. Letra e parë,  e “zbuluar” tash nga disa portale, por që më 4 shtator 2015 e ka publikuar http://revistakuvendi.org (vegza ku mund të gjendet http://revistakuvendi.org/?p=5446)

Letra e dytë, që mban datën 5 maj 1990, me të cilën pranon ftesën e ipeshkvit të Kosovës, imzot Nikë Prela.

Letra në krye të tekstit, në fakt është letra e parë e publikuar më 4 shtator 2015, e që disa portale e paraqitën si zbulim.

nene-terza-leter

Shkrimi i Nenen Terezes