Kur Prishtina organizon aksion për pastrimin e liqenit të Batllavës

21.03.2017 08:31:27

Kompania e Ujësjellesit Rajonal “Prishtina” dhe CDI, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit me 22 mars organizon sot aksion për pastrimin e ambientit rreth liqenit të Batllavës.

Kësajë iniciative do ti bashkangjiten : përfaqësues të Komunës së Podujevës, nxënës të shkollave të mesme, IKSHP – ekipi I edukimit shëndetësorë, OJQ “ Ta pastrojmë Kosovën”, OJQ “Ekovicioni” dhe përfaqësues të fshatrave.

Dita botërore e ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992.

Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet dhe dita ditës kjo ditë fillon të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe.

“Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit”