Kur qentë bëhen ujq, kush e ruan bagëtinë?

08.08.2018 14:41:07
Nga Muhamet Hamiti
Kur qentë marrin detyrat e ujqve, kujt dreqit t’ia besojmë [detyrën] të ruajë bagëtinë? Në anglisht: When the dogs take over the functions of wolves, who on earth can we trust to guard the cattle? Në origjinalin latinisht, shek I para erës sonë, (Nam cum canes funguntur officiis luporum, cuinam praesidia pecuaria credemus?) Ad Herennium, IV.xxxiv.46. Cituar te eseu i Paul Tynegate Peihler-it, “Allegories of Paradise: Rhetoric and Archetype”, botuar në librin e përgatitur nga Lynette Hunter, “Toward a Definition of Topos: Approaches to Analogical Reasoning”, Macmillan, 1991, f. 3.
“Rhetorica ad Herennium” (Rhetorika: për Hereniumin) , libri më i vjetër për retorikën në latinisht, i është atribuuar ndonjëherë Ciceronit (Marcus Tullius Cicero), burrështetasit, oratorit e filozofit romak, por autorësia e tij mbetet e panjohur.
Interpetimin e alegorisë, si kjo nalt – nxjerrjen e kuptimit të saj të fshehur moral a politik – e bën natyrisht dëgjuesi (lexuesi).