“Kur qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat”/Shpërthen Maliqi: Alarmante! Palët të ulen me presidentin

12.07.2019 11:25:56

Deputeti Lefter Maliqi e cilësoi alarmante situatën në Shqipëri, duke thënë se korrupsioni është masiv në vendin tonë dhe se ekonomia po pëson goditje gjithnjë e më shumë duke detyruar largimin e shqiptarëve nga vendi. Teksa ka cituar shprehjen e Viktor Hygo: “Kur qeverisin maskarenjtë fitojnë horrat” Maliqi u ka bërë palëve të ulen me presidentin për ti dhënë fund krizës

“Situata është alarmante, vendi është në krizë të madhe politike. I bëj thirrje klasës politike, faktorit ndëkrombëtar, të mbajnë anën e popullit, të ulen palët, bashkë me presidentin e republikës për ta cuar vendin edhe në zgjedhje të parakohshme”, tha Lefter Maliqi.

“Janë kapur të gjitha institucionet – tha ai – dhe së fundi synon të kapet edhe presidenca”, duke ju referuar komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të dekretit të 30 qershorit, konsideruar një akt nul nga mazhoranca. Këtë komision hetimor, ai e quajti farsë dhe shantazh. “Kanë kaluar parlamentin, pushtetin lokal dhe gjykatat. Parlamenti është një vend qesharak, po qeshin mediat me ne”, shtoi Maliqi.