Kur shkëlen Konventatë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtatë e azilkërkusvet!

04.01.2020 10:27:53
Nga Adem Bytyçi
Përderisa janë në pozitë vazaliteti Kosova dhe Shqipria, i  shkëlin në mënyrën më të vrazhd Konventat ndërkombëtare për liritë dhe të drejtatë e refugjatëve!
Pas debimit nga Kosova ,për në
 në Turqi, të gjashtë qytetarëve Turqë me kërkësen e Turqisë, për shkak të bindjeve të tyre  politike , tani pason një  riad’dhesim tjetër i një qutetari turk, nga Shqipëria, i cili kishte kërkuar strehim politikë në Shqipri, për t’i shpëtuar një denimi të rëndë në Turqi, përshkak të statuesit të njejtë me gjashtë gulinistët që para dy viteve u dëbuan nga Kosova në kundërshtim me ligjet pozitive të shtetit të Kosovës
 dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat e Konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e refugjatëve në vendet azilkërkuese.
Sa u përket shtetëve Europiane, asnjëri prej tyre nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkësës së Turqisë, për debimin e shtetasëve turqë‐Gylinist nga vendet e tyre.
Kosova dhe Shqipria, ani pse e deklarojnë politikën e tyre Euro‐përendimore, në anën tjetër për çdo ditë veprojnë në kohje të kundërt me këtë orjentim, i janë këthyer lindjës e cila gjithmonë, historikisht ka qenë anti shqiptare!
Nuk do të thotë se përshkak të mardhënjeve të mira me një shtet, siq është rasti me Turqinë, të shkēlen ligjet pozitive të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Shqiprisë si dhe Konventatë e Gjenevës për  liritë dhe të drejtatë e azilkërkuesvet në shtetet përkatëse.
Për kundër dëshirës së madhe të qytetarëve të Kosovës dhe Shqiprisë ,për integrime Euro-përendimore, përderisa krërët e politikës aktuale të këtyre dy shtetëve, Kosovës dhe Shqiprisë, nuk i respektojnë parimët Europiane , për liritë dhe të drejtatë e azilkërkuseve ,si dhe veprojnë në kundërshtim me Konventat e Gjenevës për liritë dhe të drejtatë e këtyre të fundit, intrgrimet Euro-përendimore të kêtyre vendeve do të realizohen me shumë vështerësi dhe ndoshta as njëherë, përderisa nuk  e braktisinë orjentimin e tyre lindor, për t’iu këthyer atij Europërendimor, jo me deklarime vërbale, por me veprime konkrete !