Kur të pashkolluarit e drejtojnë shtetin?!

16.07.2019 20:52:20

Nga Skënder MULLIQI

Sigurisht së qytetarët nuk e kan pritur që Kosovën e lirë dhe të pavarur, ta drejtojnë njerëzit gjysem të shkolluar , apo në disa vende edhe analfabetet potencial.Kështu më duket mendojnë edhe shumica e qytetarëve sot. Madje , shumë prej tyre kan fjalë shumë të rënda për këtë klasë politike.Një mendim të tillë e kan edhe shumë intelektualë . Edhe ata intelektual që iu bashkangjitën korit të gjysëmanalfabetëve në pushtetet e pas luftës, është dashur ti përshtaten regjimeve, disa edhe nga lakmia për përfitime përsonale. Në këto valë kemi mbetur që 20 vite. Kishim për disa kohë në pushtet edhe intelektual shumë meritor siq ishte, presidenti, Ibrahim Rugova .Por, ai u largu nga kjo jetë në moshë relativisht të re, duke lënë zbrazëtirë të madhe në skenën tonë politike . Thotë një fjalë e popullit si është hoxha është edhe gjemati.Për fatin e keq , gjemati po tregohet I padijshem në përzgjedhjën më vota të njerëzëve që duhet të merrën më politikë .Dhe, e gjithë kjo rezultojë më gjendje të keqe politike dhe gjendje të mjerë ekonomike-sociale, së dihet së njerëzit e pa shkolluar ose më diploma fallso, nuk janë të zotet për një punë fisnike siq është politikëbërja.Qytetarët nuk ishin në gjendje , jo deri me sot ti dallojnë, së cilët janë ata që duhët bësuar udhëheqjën më shtetin e ri të Kosovës.Që njerëzve e pashkolluar tu zgjatët jeta në pushtet, ka ndikuar edhe arsimimi I dobët I pas luftës. Kosova ka logjistikë të terë intelektualësh , por që për fatin tonë të keq , nuk kan vend në drejtimin e shtetit. E dihet së më njerëz të tillë çfare I kemi të njejtë, proceset demokratike dhe zhvillimore nuk ka mundësi të ecin përpara, dhe aq më keq kur hajnitë dhe plaqkitjët, kanë arritur një shkallë të lartë.Intelektualët shumica e kan pranuar heshtjën , e kjo nuk fletë mirë për të ardhmën tonë. Jeni dëshmitarë lexues të nderuar për përpjekjet për linçim public, dhe kercënimet e këtyre ditëve ,pa asnjë bazë që po I bëhën një intelektuali të madh, siq është, Jusuf Buxhovi, I cili më veprat e tija ka demaskuar para opinionit tonë dhe para opinionit ndërkombëtar politikën serbomadhe ? Ka krijuar një opus të tërë veprash shumë të rëndësishme për historinë e shqiptarëve , për dallim nga akademikët tjerë , të cilët pak kan bërë në këtë plan. Kjo është për çdo kritikë dhe e pa justifikueshme. Në vend që historiani I madh,Jusuf Buxhovi të ruhet si vlerë kombëtare, ai denigrohet nga qarqët e caktuara politike .Regjimi dhe “intelektualët e regjimit” në mënyrë primitive janë vu kunder ” taborrit të kundërt”, të shprehem ashtu, të cilët kishim më ba ndryshime shumë pozitive në shoqërinë tonë të re.Të gjitha sistemet kan nevojë të madhe për njerëz të shkolluar .Po na mungojnë ekspertët e mirëfilltë . Protagonistët e skenës politike por edhe pushtetare, kan zgjedhur metodën e manipulimit dhe shantazhit karshi shumicës të varfër ,për të mbetur në pushtet pas secilës palë zgjedhjesh. ..Kështu ndodhi deri më tash…