KUR TRAUMA BËHËT PJESË E JETËS SONË?!

15.03.2018 21:43:58

NGA :SKËNDER MULLIQI

Varrët e qelura ,traumat, dhembjet nga e kaluara e hidhur nuk po përfundojnë edhe sot kur nuk e kemi Serbinë mbi kokë.Për 90 vite nuk e kishim lirinë , të drejtën për të jetuar në shtetin tonë .Por, megjithate gjetëm forcë që të vazhdojmë rrugën deri të liria dhe pavarësia.Kjo histori e dhembjës , e padrejtësive historike të cilat I përjetuam edhe më humbje të shëndetit , vrasjëve , burgosjëve, represionit të eger politik të njerëzve tanë më të mirë , u harruan , dhe qka është më keq shumë nga këto të këqija sikur po na përseritën nga njerëzit tanë .Ky represion dhe kjo torturë politike dhe ekonomike nuk është pritur në kushte të paqës, kur I kemi organet tona të shtetit, kur vete po qeverisim më vendin .Trauma sikur po bëhët gjithnjë e më shumë pjesë e jetës sonë , aq më keq që po bëhët edhe pjesë e sistemit tonë .Dhuna e ushtruar politike mbi masën po na abrogon nga jeta normale, na po na lënë mbrapa nga bota e civilizuar. Nga kjo logjikë traumatike po rrezikohen edhe gjenaratat e reja , po rrezikohet e mbarë shoqëria.Trauma , pasiguria dhe frika për të nesermen shumicës ju ka hy thellë në palcë.Trupi dhe truri kan mbamendje kurse shpirti rënkon.Të gjithë kemi menduar së nuk do ti kemi këto fenomene aq vrastare për shtetin dhe kombin , së nuk do të pëballemi në mënyre të terbuar më njeri-tjetrin sikur të ishim armiqë e jo vëllëzer të një gjaku.Kemi ecur të zbathur të veshur keq për ti mbaruar shkollimet në kushte të okupimit klasik ,dhe kurrë nuk jemi ndalur as nuk jemi dorëzuar para sfidave të kohës, para armiqëve shekullorë të cilët janë përpjekur pa rreshtur për të na zhbër nga sipërfaqja e dheut .Kemi qëndruar vertikalisht, të pa lëkundur deri në fitorën përfundimtare . Është qudi e madhe kjo heshtje varri para këtyre hileqarëve të cilët janë katapultuar lartë në politikëbërje.Kjo heshtje varri deshëm ne ose nuk deshtëm na bën pjesmarrës i të keqës .Po bëhemi rob i vetëvetës, kemi mbetur pa vullnet për ndryshime pozitive , kemi mbetur pa ide dhe pa koncepte , pa vullnet politikë, kemi mbetur të pa përgjegjshem për të ardhemen tonë .Erëra dhe fortuna të forta janë duke e goditur pa mëshirshem trupin dhe shpirtin tonë .Një shumicë janë duke përjetuar ditë dhe netë të veshtira për mbijetesë që është apsurditeti më i madh i shekullit 21.Demoralizmi, humbja e vullnetit na ka futur në rrethin vicioz.Sikur jemi pajtuar më pesimizmin së “Nuk do të bëhët mirë, së kurrë, kurrë nuk bëhët mirë në këtë vend”.Po e pranojmë faktin e rremë”Së kjo elitë politike nuk janë të mirë, por kush do të vjen më I mirë së këta”? Kjo është logjika dhe ilustrimi më i mbrapsht i mundshem , e fatkeqësisht një shumicë e kan këtë logjikë të te menduarit që është logjikë fataliste. Dhe, në menyrë permanente jemi duke jetuar në frikë së mos po bëhën ndryshime, dhe po na vijnë në pushtet njerëz edhe më të pa zot .Sikur jemi mësuar më të keqën , sikur gjendja e abnormalitetit që e kam theksuar disa herë po shëndrrohet në gjendje të normalitetit.Sikur nuk jemi mësuar të kemi gjendje më të mirë .Jeta shpejtë kalon , dhe pajtimi më të keqën, është sikur mos më jetuar fare…