Kurbetçarët në Zvicër ndihmojnë botimin e librit me 1300 faqe me foto e dëshmi për histori

03.10.2019 14:20:36

Kërkesa e autorit të librit

Me datën 6 qershor 2019 autori i librit me titull: „ATA U VRANË-LAN PAS
VETES HISTORINË“ me 1300 faqe me të dhëna e dëshmi për histori nga Ing. Afrim
Shefqet Caka i cili u drejtohet me Kërkesë kurbetçarëve në Zvicër, përmes Z. Saim
Tahiraj bashkëluftëtar i heroit të kombit Salih Çekaj dhe disa vite kryetar dhe
themelues i SHKB” Salih Çekaj” në Zvicër, për ta ndihmuar me mjete botimin e
librit :

Shqyrtimi i Kërkesës
Më datën 2019-08-24 në klubin DARDANIA në Zofingen të Zvicrës u shqyrtua
Kërkesa në fjalë.

Z. Saim Tahiraj përmes Ftesës në Faqe të Librit-Facebook dhe përmes
shtypit njoftoj dhe thirri bashkëatdhetarë dhe veprimtarë të vullnetit të mirë që të
marrin pjesë në takimin e caktuar në ora 19:00 lidhur me shqyrtimin e Kërkesës.
Të pranishmit në takim zhvilluan një bashkëbisedim lidhur me librin, dhe rëndësin
që ka botimi i këtij libri dokumentar me të dhëna e dëshmi për histori. Nga
bashkëbisedimi i zhvilluar nga të pranishmit si përfundim erdhi te themelimi i
Këshillit i cili me veprimtarët e pranishëm dhe ata që do të kyqen më vonë të
organizojnë e mbledhin ndihma nga kurbetçarët në bazë vullnetare. U themelua
edhe Këshilli mbikqyrës për pranim dorëzimin e mjeteve nga veprimtarët në
përbërje prej tre anëtarëve: Saim Tahiraj, Xhemajl Haxhiu dhe Mahmut Gashi.
Takimi i ardhshëm dhe përfundimtarë për të pa gjendjen e tubimit të mjeteve në
terren u caktua më datën 2019-09-28 në të njejtin vend dhe në të njejten kohë.
Të dhënat nga takimi me datën 2019-09-28 lidhur me
shumën e mjeteve të mbledhura
Komisioni përgjegjës për pranim dorëzimin e mjeteve të mbledhura nga
anëtarët përgjegjës të Këshillit nga terreni dha këtë gjendje më datën 2019-09-28
në vijim dëshmohet përmes Regjistrit ku janë të shënuar secili anëtarë i këshillit sa
ka dorëzuar mjete të mbledhura në terren.