Kuriozitet për të huajt: Xhamia në Shqipëri, me emër të krishterë (Video)

29.09.2017 13:57:11

Xhamia historike e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, kthehet në destinacion turistik për vizitorët e huaj.

E ndërtuar në rrënojat e një kishe, në oborrin e xhamisë janë të përfshira tri objekte fetare: një teqe, një kishë si dhe xhamia.

Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit.

Këto objekte religjioze janë të pëlqyera për turistët e huaj, pasi brenda pak metrave katrore ka të ndërthurura fe të ndryshme.

Kjo xhami me emër të krishterë, po i nënshtrohet një restaurimi që po financohet me fonde të Komunitetit Mysliman Shqiptar.