Kurir: Ja si po sillet Thaçi në burg

30.09.2016 10:12:23

Gazeta serbe “Kurir” sjell detaje të asaj se si është sjellja e Drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili u arrestua në mesnatën e parmbrëmshme në kufi me Serbinë.

“Thaçi nuk është i izoluar dhe nuk ka trajtim të veçantë për të”, shkruhet në një artikull të gjatë për arrestimin e Thaçit, transmeton lajmi.net.

“Në qendrën e paraburgimit në Nish, siç kemi mësuar ne, Thaçi nuk është i izoluar nga të burgosurit tjerë”, thuhet në shkrimin e Kurir.

“Ai po sillet normalisht, nuk ka kërkesa të veçanta e as Gjykata e Nishit nuk ka kërkuar që për të të ketë trajtim të veçantë apo izolim, thonë burimet tona në këtë Gjykatë”, thuhet më tej në shkrimin e Kurir, raporton lajmi.net.

Thaçi u arrestua për “terrorizëm”, pasi që, mes tjerash, sipas aktakuzës së Gjykatës së Nishit, ka tentuar të dëbojë serbët nga Kosova, konkretisht Lipjani, në vitin 1999.