Kurrë Kosovë s`tu da gazepi, por tash nga të tutë!

22.03.2018 08:48:52

 

Nga Sinan Kastrati, Suedi

Si hyrje

Pyka, thonin të moqmit e qanë lisin ma let nëse pyka âsht e lisit vetë. Ndërsa Mali ishte ankua se sakica don me qit fare e islihati i thanë, “Ti i ke fajet se ia ke dhân bishtin!”

Që nga dje, ditën e pranverës,ditën e Sulltan Nevruzit, në mbrëmjen e 21 Marsit Kuvendi i Kosovës pas pesë dështimeve, e miratoi “Demarkacionin” me Malin e Zi. Kosovarët më nuk do ta hanë bukën thatë. I ranë shkelum fukarallakut. Tash shkojnë ku të duan.
Po edhe ata kanë të “drejtë” e mund të dalin të shetisin kah të iu do qefi e shpirti. Kjo, falë tre liderëve tanë më të merituar që i kemi, Hashimit, Kadri Veselit e Ramush Haradinaj. Qe edhe shi e borë po bjen më shpesh. Në Shqipëri,gjithashtu, ujë po i pushton tokat e Shkodrës se edhe ata e kanë “Edin”. Edhe ata ¨para më shumë se 100 vjetëve, i shkeli Mali i Zi. Tash e ka radhën me i amrr pakë mal, thua se pakë ka Mali i Zi gurë e Rrasa.. Me bereqet ka me marrë vera sivjet, po shihet “n`y të pranverës”.

Njëri nga ish zv. kryeministat, Pacolli falenderoj Isë Mustafën, ish kryeminister për gajretin e madhë që pat treguar dhe rrugën që iu shtroi me gurë popullit e rinisë që ishin të izoluar e Hashimin e bëri presetnik ndërsa Kadriut, me tapi ia dha “kushtetuesja”, kryetar sa të jetë gjallë. Këto janë meritat e mundi i Isës. Pa Isën as Hashimi e as Kadria nuk ishin aty ku janë. Besoj se e din kete edhe Hashimi se nuk âsht ai aq budallë sa mendojnë të tjerët. Tash edhe të huajt po na tregojnë qysh është Hashimi se ne nuk e kemi ditur pasi që ai ka pasur punë me francezë e me të huaj të tjerë, si azilantë e “kryesues” i delegacionit në Kshtjellën e Francës. Besa edhe atje ky ka hy me bomba në gjepa por, i shkreti u ankua aso kohe se po kërcnohet nga Millutinović-i edhe pse ishin të “armatosur” deri në dhëmbë “krahi i luftës” e …. nuk guxon të k`thehet në Kosovë se e vrasin “paqësoret” në “luftë”, nëse nënshkruan në ato dëftere që s`i kuptonte.

Kjo “meritë” të cilën e deshi LDK-ja me Isën, demek për mi “ngul gurt” me Malin e Zi, sikur i nguti Hashimin e Kadri Veselin … e Fatmir Limën që ta rrxojnë Isën e të tregohen para ambasadorëve të huaj “se ne jemi ata ata që pshtjellim dhe e bâjmë lamë e luftë (dhe e kallim) edhe Sarajevën e Stamollin e ju nuk e merrni vesh se kush e bâni këtë M… “. Kjo edhe për arësyen se Hashimi e kishte kapërcye Drinin e nuk i duhej më (Kali) Pela e Isë Mustafës (“K`ceva Drinin e ta Q… pelën” o Isë, do të shtoja unë!)

Urimet e Hashimit

Hashimi në RTK uroi popullin për këtë të arritur të madhe ndërsa Ramushi e Kadriu, si më më të merituarit, nuk harruan ta falenderojnë LDK-në, u muar vesh deputetët e dorëlirë, zemërgjerë, puthadorët (putha … ) e Hashimit, Kadriut e të … po them edhe Ramushit.

Ramushi kotej, e kishte zënë gjumi e shihte ânrra

Ramushi tregoi me gjumë në Kuvend se sa i interesuar ishte për “Lëvizjen e lirë të qytetarëve …” thua se ata ishin në kafaz e deshti Zoti e na qoi këta liderë, sikurse liderët koreanë e kuabanezë që me fanarë po i bëjnë “dritë” botës kur të zihet dielli e s`rrezon hana..
Ai, Ramushi llafet e deputetëve i krahasoi me ato të prokurorëve e gjyqtarëve në Hagë, kur “gjykohej”.

Çka ti thuhet kësaj? Kush po gjykohet në Kosovë o Ramush?
–Popupulli!
Atherë, kush qenka prokurorë e gjykatës? Prokurorë me siguri, ka menduar Ramushi, ishte Isa Mustafa e tash se ishte ai, si ma rahmetgji e ma vonë e larguan Isën se nuk punonte e nuk merrte asnjë vendim, nuk ecte përpara por möthas.
Derisa Gjykata në Hagë ( lexo:gjykatësit) ishin dorëlirë dhe e liruan Ramushin e Fatmirin e i denuan ushtarët e tyre, H. Balajn e L. Ibrahimin, në Kosovë po ndodh e njëjta, po falen të njëjtit e po gjykohet një popull, DILNI JASHTË O MILET!

Nuk ka si të kuptohet ndryshe “urimi” i Hashimit për “fitoren” më të madhe, pas “lufës” e pas shpalljes së “pavarësisë”, “merita” të cilat i mori dhe i takojnë, pa thonjëza veç Hashimit sepse ia Q … nanen ati populli e Kosovën e bani Banvinë të Serbisë.

Po këto merita e viza, e m`tha të thash Kosova i kishte Kosova para se me ardh Hashimi në Prishtinë që nga vitet 1945, 46. Në kohën e Titos, kosovarët kanë shkua në çdo festë e në pushime në Poloni. Atje kanë buajtur në bujtiana e në shtëpi private me pakë para ndërsa polaket, edhe tash i falenderojnë. Ato më shumë kane kajtur kur iu mbyllën dyert kosovarëve në shtator të vitit 1992 se sa gjermanët kur ushtarët amerikanët largoheshin nga Gjermania, pas Murit të Berlinit. Ama gjermanët kishin shumë të drejtë sepse amerikanët i kishin mbrojtur gjermanët nga rusët të cilët, oficerrët rusë nëpër hotelet e restorantet e Berlinit nëse ndonjë gjermanë ishte me grua, motër e nënë, rusët iu merrnin “hua” për dy tri orë e gjermani nuk guxonte as me qel gojen.
Kam konsideratë për puntorët e “perkohshëm” shqiptarë që punuan nga 30 vjet, pa gra e pa fëmijë vetëm e vetëm që ti mbajnë gjallë me bukë dhe me nderë familjet, babë e nënë, vëllezër e motra ndërsa ju, liderë në momontin kur e keni shkrep ka ni pushkë, familjet tuaja, nuset e reja i keni marrë me veti e ata që s`kanë pasur, rrnofshin dashnoret, norvegjeze, finlandeze e … shqiptare.

O Hashim, Kadri, Ramush e ju tjerë, a e dini sa shqiptarë jemi në Suedi, Danimarkë, Zvicërr, Gjermani, Amerikë … e në Itali?
A mendoni ju se mund të na shitni “Dushk për duhan e gogla për arra”?
Nëse familjarët dëshirojnë me i pa djemtë e vajzat e tyre në … Gjermani e presin nga tremuaj e shkojnë nga dy e tri herë nëpër dyer të ambasadave, çka me të vërtetë na vjen keq, djemtë e vajzat e tyre kanë mundësi dhe shkojnë i shohin prindërit e tyre më së pakut një herë në vit ndërsa ne që jetojmë jashtë, dikush që nga viti 1979 e 1981, nuk kanë guxua me ardhur në Kosovë, nga pushteti serbo-sllav e dikush tjetër që nga viti 1999, kur Kosova “çlirohet”, nuk guxon me ardhur pikërisht nga ti, Hashim e Xhavit, Ramush e Daut, Kadri e … Sami, Sokol pa harruar “Ftyren” e Fatmir Limën.

As unë nuk e kamë parë Babën Ukë plotë 8 vjetë, nuk kam guxua me shkua në Turjakën time e në Kosovën e Juaj, që e hangërt, edhe Gurt e Gajrakit, shkaku i pushtetit serb e bashkëpuntorëve të tij, që po na del se jeni Ju sepse edhe tash kur të vijnë, ose i vidhni ose i vrisni ose i burgosni, nëse kanë fat me u burgosur.
Të gjitha këto të zeza i bëtë dhe po i bëni ju, JU!
E tash u munduat me tarr “tahret”, me i la duart me …. “Me la M… me SH …”!

Hallall ju koftë!

Maqedonisë ia dhatë afro 2.500 hektorë tokë e Malit Zi, afro 8.200 hektarë tokë e tash, mendoni se edhe Serbinë mund ta futni në këtë lojë. Asaj ju ia falni jo 10.000 hektarë e më shumë që ia falët Malit të Zi e Maqedonisë, së bashku, por keni me ia falur disa qytete e afro 45-65 km. nga Mitrovica deri në HUDUT të shkaut, por Serbia nuk e hanë.

Unë me krenari i kujtoj shumë luftëtarë nga e gjithë Kosova që luftuan në Kullë e në Qafë të Qakorrit kundër komunistëve malazezë e jugosllavë. Ndër ta ishte edhe Baba im, UKË Imeri, kusherinjët, Sali Xhemajlia, Lil Derguti, Avdyl Imeri pastaj Nezir Sinani i Lubizhdës, (daja) Rexhep Hajdari i Dragabilit e shumë e shumë të tjerë. Të gjithë kanë vdekur, vrarë e janë pushkatua.
Me dhimje e me keqardhje e kujtoj Azem Bajramin e Panorcit, që motrat e tij bënin be “Pasha shkrumin e Azemit”, të cilit as vorri nuk u duhet që me Ushrinë e Shypnisë e të komanduar nga oficerët shqiptarë, në vitin 1943 mbrojtën kufirin deri në Nokshiq e nuk lanë kam komunisti me hy në Peje, ku edhe i kishim kazermat e ushtrisë, ish gjeimnazi në Pejë. Nder ta, e kujtoj me mall e me dashri Kapetan Rudin të cilin baba e baca Salih, baca Lil e baca Dyl (Avdyli) nuke harronin. Ai u pushkatua, kur Kosova u çlirua, më 1944. A nuk është edhe tash Kosova e çliruar ?
Po ua dërgoj edhe njëherë një foto të kapitenit të ri gjakovar që u pushkatua në Shkup, më 1947 mu për shkak të këtij kufirit e të kësaj toke që ju, Hashim, Ramush, Kadri, Fatmir e … Isë ia falet Malit të Zi

Aman, ju të LDK-së, mos thirri në Ibrahim Rugovën!

Deputetët e LDK-së, sa herë që iu teket e cili del në “falltore”, thirret në “Presidentin historik, Ibrahim Rugovën”
A nuk iu vjen marre a? A nuk iu ka met edhe pakë ftyrë a?
Po pse ia l`kundni eshtrat Ibres? Lereni ate se boll ia ka bâ Ibres Uka e Teuta.
Amani u koft mos e përmendni Ibrahim Rugovën!

Ju jeni më të zi se ata të pdk-së, aak¨se dhe të nismës (“demokrate”) edhe pse pakë por sherrin e kanë të madhë.

Populli thotë “Një lugë kos e prish ni kusi tamel”.

Ju jeni bisht i tyre e iu shkoni prapa Hashimit e Kadrisë, Ramushit e Fatmirit …. ! Pacolli, Uka e Teuta, Naser (Rugova) e Besa Gaxherri iu mashtruan, apo ?

Serbia është ulur galuc në Bosnje e në Kosovë

Një deputet, kush tjetër pos Milaim Zekës tha se kanë pasur informata apo ka informua BIA serbe se aktivistët e VV do të gjuajnë ¨gazlotsjellës e do ta bâjn tym e ti përzijnë kapuqat ?

Ndoshta por unë do të thoja se këto i ka bërë, sa herë ka pasur nevojë, Hashimi, Kadri e tash edhe Ramush zeza.

Serbia si antare e Kombeve të Bashkuara, kur KS kishte marrë vendim me dërgua paqeruajtës, edhe Serbia kishte kërkua vullnetarisht me dërgua ushtarë në Bosnje ndërsa një politikan ose kohe shkruante (Viti 1995 ?): Serbia është në Bosnjë. Ajo nuk ka nevojë me dërgua më shumë ushtarë.

A s`është Serbia edhe në pushtetin lokalë, nëpër komuana e në qeveri e në Kuvendin e Kosovës?

Ah, të ishte Kimete Berisha “gjallë” e me i rreh deputetët me shapulla se Vallahi, do ti thoshte Kimetja Imer Imerit, “I kishe faqet e mira me të rreh”!

Si përfundim

Një burrë kishte shumë tokë me punua dhe e kishte marrë një rrogtar me i ndihmua. Rrogtari ish kân i hishëm dhe gruaja e kish pas begenis. Ajo para matmotit e bante nga nji fëmi dhe i zoti i shtëpisë gëzohej se po i mbushej shtëpia me fëmijë e ata do ti bëhen krah pune, kur të rriten. Një ditë burri po i thotë gruas, -Oj grue, qi ky f.mia i vogël ja ka k`put kryt rragtarit (1*). Gruaeja i tha “Njeri mas u bân budallë e me`t ni kush. Ata f`mia pa gajnë pi dajve edhe sa larg i kanë dajtë e na k`tu e kem rragrain n`shpi”.

1* Ja ka k`put kryt rragtarit , në këtë rast. I ka ga, është, duket si ai.

P.S. Një mikeshë e imja më shkruajti dje “Sot, më 22 Mars 201 është Nata e Madhe”. Unë i shkruajta mikeshës e mikut tim, “Dje, më 21 Mars 2018, për Koosvën ishte Ditë e Madhe”!

Malmö, 22 Mars 2018