Kurti: Aktivistët u arrestuan dhe u dënuan si shenjë hakmarrje ndaj Vetëvendosjes

08.02.2018 15:59:26
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se rasti i sulmit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës ishte i montuar.

Ai gjatë debatit parlamentar për këtë rast, të kërkuar nga Vetëvendosje është shprehur se ata janë arrestuar dhe dënuar nga urdhri politik, por sipas tij kjo kishte të bënte me hakmarrje nga Policia e Kosovës ndaj protestave të këtij subjekti.

“Arrestimi i aktivistëve ishte hakmarrja e dytë ndaj Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti, përcjell lajmi.net.

Sipas tij dënimi i aktivistëve me 21 vite burgim ishte arsyetim për vdekjen e Astrit Deharit në burg.