Kurti bën thirrje të votohet buxheti sot

14.03.2020 16:54:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta votojnë buxhetin.

Ai tha se në situatën aktuale, ka gjasë që mos të mbahet më asnjë seancë javëve në vijim.

“Kjo situatë është e pazakonshme, nuk e kemi hasur që prej çlirimit. Urojmë që të arrijmë të ulim shpejtësinë e shtrirjes së COVID-19. Edhe ne nuk do të donim që gjithçka të bëhet brenda një dite, por nuk ka garancion që mund të mbajmë seanca në javët apo ditët në vijim sepse nuk e dimë se çka do të ndodhë me virusin. As ne nuk jemi në rregull këtu me rregullat e përcaktuara. Nuk mund të kemi buxhet emergjent pa pasur buxhet të ri. Ju ftoj që ta kalojmë sot buxhetin, ta votojmë propozimin e Rexhep Selimit. Ky buxhet nuk është i ri ashtu siç është qeveria e re. Janë mbi 300 milionë euro obligime”, tha Kurti.