Kurti përsëri në konferencë për media, me vete e merr këshilltarin që iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

23.04.2020 11:48:10

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë një konferencë për media.

Siç është bërë e ditur në njoftimin e qeverisë, Kurti do i drejtohet opinionit në orën 13:30, bashkë me këshilltarin e tij, Nenad Rashiq, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Nenad Rašić, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, do të mbajnë konferencë për medie”, thuhet në njoftimin për media.

Kujtojmë se para disa ditësh ndaj këshilltarit të Kurtit, Nenad Rashiq është ngritur aktakzuë për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.