Kurti takohet me Berishën, diskutojnë për temat aktuale

08.09.2018 12:21:17
Albin Kurti ka nisur një bashkëpunim të ri me Sali Berishë, ish lider i shqiptarëve të Shqipërisë. Në Tiranë, lideri i VV-së ka shkuar bashkë me Liburn Aliun. Në një video të publikuar nga Sali Berisha, shihet një afërsi ndërmjet dy zyrtarëve. Kurti më herët ka pasur raporte të mira me Edi Ramën, ndërkaq, ka pasur një ftohje me PD-në.

Albin Kurit e Sali Berisha kanë filluar një bashkëpunim të ri.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka shkuar në zyrë ish-liderit të shqiptarëve të Shqipërisë.

Në videon e publikuar nga takimi, shihet se Kurti i thotë Berishës se ka ardhur për të biseduar për temat aktuale.

Berisha është njëri prej zyrtarëve të Shqipërisë që ka dalë krejtësisht kundër idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan. Të njëjtin mendim e ka shprehur edhe Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë ditës së djeshme, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ku ndër të tjera i ka kërkuar që Tirana të dalë me një qëndrim kundër idesë së Hashim Thaçit për shkëmbim të territoreve.