Kurti: Thaçi shpif si polic në bodrume hetuesie

31.03.2018 19:32:38

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi për akuzat që i ka bërë.

Kurti ka shkruar se Thaçi nuk mund të jetë president me gjithë këtë dëshirë për t’u bërë inspektor policie, ndërsa ka shtuar se ai shpif si polic në bodrume hetuesie.

Kurti e ka quajtur Thaçin “Javert” – Personazh i imagjinar, ‘inspektor policie’, antagonist kryesor i romanit të Victor Hugo-s.

Reagimi i Kurtit vie pas akuzave që presidenti Thaçi i bëri Kurtit dhe Vetëvendosjes për financime nga Irani dhe për mbajtjen e lidhjeve me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Postimi i plotë i Kurtit

“I mjeri Javert

Ky nuk mund të jetë president, me gjithë këtë dëshirë që ka për t’u bërë inspektor policie. Mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e i kushton Kosovës.

Shpif si polic në bodrume hetuesie, akuzon si prokuror në farsa prej gjyqi.

Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës po bëhet neni 91”.