Izota Rexho Haruni
1-Të prisja
Të prisja si ai fëmija i humbur që pret ta gjejnë,
ta marrin në krahë, ta përkëdhelin,
ëmbël ti flasin,
ti pastrojnë lotin e tharë,
Të mbështesja kokën në atë gjoks që kishte një jet që e prisja,
të ngopesha me aromën lëkurës tënde,
e të pëshpërisja…..
O Zot…
Sa kohë kisha frymë pa marrë.
Të prisja si ai fëmij
që nuk do që ta pyesin se a ka uri o a do të hajë,
por ta ushqejnë si një nënë kur jep gji
e me fëmijen e saj nuk ngopet duke e parë.
Ti ushqejnë lëkurën, sytë, frymën e në gjak ti ndezin zjarr,
T’ja ushqej ëndërrat me dëshirat e tij,
ta dojë si herën e parë.
T’ja shuaj etjen shpirtit të zhuritur,
të shuaj prushin e ndezur buzëve që nga pritja ishin tharë,
Ta veshë me petkun e besimit,
kalanë ta gjej pa ushtarë.
Le të derdhë shpirtin në të
timin
e të shohë si do shkrihen llavë
Do digjet ëmbël , siç digjen yjësit,
unë dritën hënës do ja marrë.
Kur jemi bashkë shkëndija lëshojnë sytë
edhe parajsës i veme zjarre..
2-Ju …gërmat e mija
Sa herë ju nxjerr nga zëmra
Me avuj lotësh ju vesh,
Ju kapeni përdore dhe më buzëqeshni
E sheh…
U lehtësove , me përshpërisni shpesh,
unë me sy ju ledhatoj, ju ndjej.
Sa herë ju nxjer nga shpirti
aq shumë ma mbushni shpirtin
Me ju, të pavdekshme ngelen kujtimet ,
kam ndjesin se përsëri unë atë kohë jetoj,
tani më pak dhëmbin lëndimet.
Ju puthë e ju mbi buz më ngelni
Me frymën time jetë ju jap
Nën tinguj mbushni ajrin, ju shpirtëra mbushni,
bëheni të padukshëm por unë ju kap
Sa herë kam qarë nga ju, sa herë jam lumturuar
Se ka mjeshtra në botë që mirë ju vënë në vargje
Me ju përzier, të tyret ndjenja kanë brumëzuar
Ushqim për ata shpirtëra që nuk gjejnë paqe.
3-Robinj e qytetit të shitur
U zgjova e robëruar,
në buzë më mbeti kënga.
Ishte shitur qyteti im,
dikush e kishte blerë me mua brënda.
Brënda meje kish’ blerë edhe botën time,
kish’ blerë pranverën me të gjitha lulet që më dhuronte,
kish’ blerë pllenimin e tyre deri tek petalet në rrëzim,
i kish blerë akoma gonxhe.
Kish’ blerë vjeshtën me ngjyrat pastello,
shkëputjen e gjetheve , rënien e tyre me përtim,
bleu rrahje zëmre, puthje qerpikesh, ëndërra akoma të pa mbaruara ne agim.
Bleu shtegtimin e zogjve që ikin,
bleu ikje pa kthim.
Dimrin kish blerë me borën që adhuroj
bashkë me qiellin gri,
me erën që shpërndan retë e ngarkuara,
kish blerë edhe të timin Shi.
Dikush pa më pyetur bleu stinët që dua shumë,
ndërsa verën,
verën e bleu vetëm se brënda
isha unë.
Bleu nje qytet se më donte.
Donte atë blu që qiellin dhe detin bashkon.
Sa herë më shihte në sy, ata ndryshonin ngjyrë,
Ai donte tek unë thellësit e detit Jon.
U zgjova e robëruar.
Dikush bleu edhe zgjimet.
Nuk e di e bleu qytetin për mua,
a ndoshta unë u bëra robinj e qytetit te tij me dëshirën time?!