Kush do të zgjidhet kryetar i LDK-së ?

09.07.2019 23:23:39

Nga: Fatmir Bajraj

LDK-ja është drejtuar dhe duhet t’drejtohet edhe në të ardhmën, nga bota akedemike, botë me t’cilën shquhet n’gjithë historikun e bujshëm t’saj 30 vjeqar. LDK-së duhet t’i prijë truri, edhe tani e tutje, dhe gjithëmonë…! Po afron fundi i procesit zgjedhor n’LDK, proces ky që rrumbullakson sukses’shëm një garë fer & demokratike n’gjithë strukturën organizative ; nënëdegë, degë dhe kulmon me Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor, nga i cili dalin organët udhëheqëse & drejtuese t’partisë për një mandat katervjeqarë, përfshi, Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë dhe Kryetarin e Ri. – Interesimi qytetarë, i mediasë dhe i vetë LDK-së, është i madh dhe i jashtzakonshëm, edhe për faktin se LDK-ja sipas t’githa gjasave, dalë nga matjët e opinionit publik (sondazhët) dhe vlerësimi i njohsëve të proceseve politike n’vend, dhe jo vëtëm, do të dal fituese absolute e zgjedhjeve t’parakohsme dhe t’jashtzakonshme, meq pushteti aktual dhe krerët e Institucionëve, nga një aktgjykim i GJykatës Supreme, rezulton se kanë shkelur ligjet pozitive t’vëndit, dhe mbi të gjitha, Kushtetutën e Republikës së Kosovës. – LDK-ja shquhet fortë për demokraci të brëndshme, konkurencë të vlerave & ideve dhe respektim të diversiteteve në vlera & ide. Historiku i saj i mese tre dekadash, bartë në vete një trashegimi superiore, përballë tjerëve ; politike & atdhetare n’sherbim të qeshtjës kombëtare, dhe veqanarisht, asaj të Kosovës. – LDK-ja, trashegon idetë iluministe nacionale të ajkës dhe intelegjencës kombëtare të Dardanisë Antike-Kosovës, pra të botës akademike të Lavizjës nacionale për Liri & Pavarësi, n’krye me presidentin historik Rugova. Elita intelektuale e kohës, e më shumë se dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar, e strukturuar mirë dhe fuqishëm n’këtë Levizje Nacionale(LDK), nga profili akademik i Idriz Ajetit, Fahmi Aganit, Mark Krasniqit, Ibrahim Rugovës e shumë të tjerë, janë sot e gjithë ditën, bazament i fuqishëm i pasardhësve dhe frymës vepruese poltike n’sherbim të kombit dhe atdheut. – Në këtë strukturë të tanishme të LDK-së, fatbardhësisht, defilojnë tre breza veprimtarësh : a) Garda themeluese e LDK-së, b) Brezi i mësëm ( i artë), si bartës i procesëve kruciale me pushkë & pendë, dhe c) Brezi i Ri, i shpresës dhe besimit për t’shtye tutje kauzën nacionale të Republikës së Kosovës. Gërshetimi i brezave dhe ndërveprimi n’dobi të LDK-së dhe vendit, janë adut i çmuar i këtij aseti nacional, vlera këto ekskluzive të spektrit politik shqiptar, dhe jo vetëm…! Pikërisht, këto vlera, kundershtarët politik dhe jo vetëm politik, si dhe qarqe të caktuara të mdiave n’sherbim të zaptuesve të shtetit dhe frymës së tij, atakojnë herë njërën e herë tjetrën plejadë (gjeneratë) duke tentuar perplasjën dhe ferkimin me qellim të dobësimit dhe shkatrrimit të saj. Kryetar i LDK-së, do të zgjidhët : – Njeriu i cili gëzon besimin & mbeshtetjën e elektoratit të LDK-së, – Besimin dhe mbeshtetjën e strukturave t’saja organizative të rrafsheve ; horizontal & vertikal, – Njeriu që pajton e unifikon LDK-në n’dobi t’saj dhe të vendit. Konsideroj, dhe besoj fuqishëm se ndaj mëndjën me shumicën e LDK-istëve të rëndom dhe strukturave t’saja organizative, se njeriu i cili gëzon besimin e shumicës absolute n’LDK, autoriteti m’a i pakontestushëm dhe autoritativ, është profesori i nderuar, ish Kryeministri i sukses’shëm dhe Kryetari i tanishëm i LDK-së, akademik Isa Mustafa ! Figura dhe personaliteti i Tij, politik dhe kombëtar, rrezaton unitet, besim dhe forcë në kapercimin me sukses të sfidave nacional-politike të LDK-së dhe vetë Kosovës. Begraundi i spikatur dhe superior i akademik Isa Mustafa, n’jetën politike, publike dhe akademike, rrezaton unitet, dinjitet & autoritet t’pakontestueshëm. Dua t’besoj, së profesori i nderuar, alias kryetari i tanishëm i LDK-së, akademik Isa Mustafa, do pranoj sfidën, dhe ri-zgjidhët kryetar i LDK-së edhe një mandat 4-vjeqar ! LDK-ja, ka nevojë për akademik Isa Mustafa n’krye të saj, dhe vendi ka nevojë edhe ma t’madhe për një LDK n’drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Institucioneve…! Isa & LDK, besë dhe shpresë për Republikën e Kosovës.