Kush e donte të vdekur Oliver Ivanoviqin?

17.01.2018 19:16:11

Nga Fadil Kajtazi

Deri sa të mungoj versioni zyrtarë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, pyetja se kush dhe pse e vrau atë do të jetë pjesë e debateve dhe analizave të cilat po t’i shikosh veç e veç, secila do të ketë brenda “të vërtetën” e saj, pasi që rrethanat në të cilat u realizua kjo vrasje, personi ndaj të cilit u bë vrasja, territori, aktualiteti politik, e nje varg faktorësh e mundësojnë këtë qasje dhe vështirë mundë të thuhet se kush e ka mirë e kush jo.

Për të ardhur deri te një analizë e përafërt e cila në njëfarë mase e heqë mjegullën për të ndriçuar këtë rast dhe për të ardhur në njëfarë përfundimi se kush e deshi të vdekur Ivnoviqin, e rëndësishme është që të qitën në dritë, apo të vehën në pah disa nga faktorët potencial dhe eventual që do t’u konvenonte Ivanoviqi i vdekur.

I pari nga këta faktorë mund të jetë ekonomik; nuk është kurrfarë sekreti se  pjesa veriore e vendit nuk ka kontroll nga shteti. Kosova e paguan një pjesë të administratës shtetërore që funksionon atje, përfshi këtu edhe policinë, por kjo nuk është lojale ndaj Kosovës. Në anën tjetër Serbia pretendon se ka kontroll politik, mirëpo kur në një pjesë pretendojnë hise dy palë dhe janë prezentë në forma të ndryshme (njëri me lek e tjetri me autoritet) krijohen të qara. Sidomos kur në mesë hynë paraja, atëherë gjërat marrin dimension tjetër. Kjo situatë ka favorizuar që pjesa veriore të jetë vendi i arë i kontrabandës së mallrave, drogës, dhe qenieve njerëzore. Përfitimet materiale nga këto aktivitete krijojnë fitime marramendëse. Dhe të gjitha këto nuk do të mund të zhvillohen nëse nuk kanë mbështetje nga politikan të fuqishëm në Serbi dhe Kosovë. Për të vajtur punët në vijë, natyrisht se në terren nevojiten edhe personalitete autoritative, që pa dyshim se këtë epitet e ka pasur Ivanoviq. Tani pyetja që do përgjigje është se: Oliver Ivanoviq, si hero i serbëve të veriut, i cili ka marrë pjesë në luftë kundër NATO-së dhe shqiptarëve, si person që ka krijuar dhe udhëhequr strukturat që arritën të vendosin kufirin e Serbisë në Ibër, me autoritetin e vet, a ka pasur hise në aktivitetet fitimprurëse nga kontrabanda ? A ka dashur t’i hyj në hise dikujt? Apo e ka përjashtuar dike nga loja?

Së dyti, Ivanoviq si person autoritativ dhe me ndikim te popullata dhe bota e biznesit ilegal, ka qenë objektiv i përshtatshëm edhe për komunitetin e shërbimeve inteligjente ndërkombëtare që veprojnë në pjesën veriore. Dhe natyrisht nëse Ivanoviq ka qenë pjesë e ndonjë loje të madhe në kuadër të këtij komuniteti, dikujt mundë t’i ketë kryer punë e dikujt mund t’i ketë penguar.

Dhe së treti, aktualiteti politik në Serbi dhe Kosovë gjithashtu është një faktor i cili duhet analizuar. Mirëpo, në këtë kuadër duhet përjashtuar të dyja shtetet në përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit. Kjo për faktin se as njërit shtet nuk i kryen ndonjë punë Ivanoviqi i vdekur, përpos se dë dyja palët po mundohen ta shfrytëzojnë politikisht. Aludimet së shteti serb qëndron prapa kësaj vrasje, janë të barabarta me ato që segmente të politikës zyrtare serbe i drejtojnë në drejtim të shtetit të Kosovës. Dhe kjo për shumë arsye, por më kryesoret sepse vrasja është kryer në mënyrë amatoreske. Tani ata që këtë vrasje i atribuojnë shërbimeve inteligjente serb, duhet të kenë fakte në radhë të parë për degradim total profesional të këtyre shërbimeve gjë e cila nuk mundë të qëndroj. Një vrasës i shërbimeve serbe nuk do të kryente këtë akt në ambiente ku mundë të jetë pjesë e fokusit të ndonjë kamere apo dëshmitari eventual. Vrasjet e organizuara nga këto shërbime janë zakonisht të “lagura” që i bie se ekipe të specializuara studiojnë çdo detal për të mos lënë edhe më të voglën gjurmë. Rast tipik i vrasjeve të tilla është ai i vrasjes së Shefko Sallkoviqit, këshilltarë komunal në Leposaviq i cili vepronte në kuadër të institucioneve të Kosovës.

Kur jemi te aktualiteti politik, duhet pasur në konsideratë tendencat e politikës zyrtare serbe të përfaqësuara nga Vuqiq që po synojnë për të hequr qafe problemin e Kosovës, por duke e ndarë  pjesën veriore dhe konfliktin që kjo vij ka me Kishën Ortodokse Serbe, e cila Kosovën e do si tërësi dhe me kushtin e një lufte. Ky konflikt ndonëse i heshtur, po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha nga se sipas gjitha gjasave koncepti i  Kishës Ortodokse Serbe e ka  mbështetjen e Rusisë zyrtare. Kjo është evidente që nga viti 1999, por pas promovimit të “dialogut të brendshëm për Kosovën” të iniciuar nga presidenti Vuqiq, aktiviteti i Kishës Ortodokse Serbe ka marrë hovë në funksion të pengimit të çfarëdo marrëveshje më shqiptarët. Në këtë funksion Mitropoliti Crnogorsko Primorski Amfilohije,  i paraqiti bashkëpunëtorëve të tij më të afërt një dokument që ai e quajti “Apel për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”. Në këtë dokument vihet në spikamë dhe theksohet se kërkesat e SHBA dhe vendeve më të fuqishme të BE që Serbia dhe Kosova të “nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht detyruese dhe se Serbia pajtohet që Kosova të pranohet në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, si dhe çdo ndarje e Kosovës dhe Metohisë është e papranueshme dhe duhet të jetë e refuzuar njëherë e përgjithmonë“.

Gjithashtu në kundërshtim të dialogut të mbrëmshëm me 17 nëntor 2017, organizuar Matica Srpska, në Novi Sad është mbajtur simpozium me temën “Kosova e Metohia: dje, sot, nesër”, përmes së cilës ky institucion, letrar, shkencor e kulturor ndër serbë, u inkuadrua në dialogun e brendshëm për Kosovën. Kryetari i këtij institucioni, prof.dr. Dragan Staniq ndër të tjera u shpreh se “Çështja e Kosovës për ne është çështje e ardhmërisë”, kurse peshkopi i Baçkës, Irinej, ka porositur elitën serbe të rikthejë në diskurs emrin “Serbia e Moçme” për “Kosovën e Metohinë”, dhe ka shtruar pyetjen, pse nuk do të bisedonim “vitin tjetër në Prizren” ose “vitin tjetër në Pejë”, ashtu siç bënin hebrenjtë për Jerusalemin e tyre.

Edhe nëpër simpoziume të ndryshme dhe media, përfaqësuesit e nivelit të lartë të Kishës ortodokse Serbe në vazhdimësi lansëojnë parulla shoviniste në drejtim të shqiptarëve. Kurse në planin praktik në teren, nëpër Serbi dhe në pjesën veriore, nga sekte të kishës ortodokse në vazhdimësi organizohen trajnime për aktivitete terroriste. Në këtë fushë prinë sekti i Kishës së Vërtetë Ortodokse Serbe i cili organizon kampe stërvitore me të rinj në fushën e zhvillimit të aksioneve terroriste. Pa ditur se cilit koncept i ka mbajtur krahun Oliver Ivanoviq, një pjesëtarë i kampit që përfaqëson konceptin politik të Kishës Ortodokse mundë të jetë atentatori potencial në Ivanoviqin.