Kush e nxori letrën konfidenciale të Metës për BE, presidenti zbulon “spiunin”

05.03.2020 17:18:42
Presidenti, Ilir Meta, duke pire uje ne manifestimin e thirrur prej tij ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", kunder qeverise ne pushtet, ku paralajmeroi se pas 15 marsit, kur te miratohet reforma zgjedhore, do te firmose dekretin per shperndarjen e parlamentit, qe sipas tij eshte ilegjitim. Presidenti Meta, nje ish aleat i koalicionit te Kryeministrit Edi Rama, ka akuzuar kete te fundit per shkelje te kushtetutes dhe perpjekje per te uzurpuar kompetencat e presidentit me qellim kontrollin e emerimeve te gjyqtareve ne gjykaten kushtetuese./r/n/r/nPresident, Ilir Meta, drinks water at an anti-government rally called by him, wherein he announced that after March 15, when the electoral reform is approved, he will sign a decree to dissolve parliament, which is illegitimate, according to him. President Meta, a former coalition ally of Prime Minister Edi Rama has accused the latter of breaching the constitution and trying to usurp the competences of the president with the aim to take control of the appointments of judges in the constitutional court.

Presidenti Ilir Meta akuzon maxhorancën se ka nxjerrë në publik një letër, të cilën ai ia ka dërguar Komisionerit për Zgjerimin në BE. Në këtë letër Meta shkruante se thellimin e krizës politike, duke vënë në dukje se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike.

Madje, në letër shkruan se nuk pajtohet me gjetjen e Komisionit Europian lidhur me reformat që janë ndërmarrë në Shqipëri dhe plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave.

Por, letra u bë publike dhe Ilir Meta i vënë në siklet përmes një postimi në facebook shkruan se po e bën publike edhe në rrjetin social për të shmangur çdo keqkuptim, apo keqinterpretim.

“Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar  si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës. Padiskutim ka një mosmarrëveshje,  në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë “Sui Generis” në Shqipëri – shkruhet nga Meta.

Letra e presidentit, mbërritur në Bruksel,  vijon me një tjetër koment për shumicën socialiste për sa i  përket radhës së zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.