Kush është futbollisti më i shtrenjtë në botë?

04.08.2016 15:13:32
Merkato është një ndër temat më të diskutuar në botën e futbollit.
Transferimi i lojtarëve nga një skuadër te një tjetër nuk është një fenomen i panjohur. Gjithsesi ka pasur në shumë raste që vlerat e tyre kanë qenë shumë më të larta se ato që janë realisht.

“Transfermaket” është një faqe e specializuar për statistikat në futboll duke parë nga ana monetare.

Specialistët e kësaj kompanie kanë vendosur një vlerë për do lojtarë në botë. Më poshtë keni 5 futbollistët më të shtrenjtë.

1. Lionel Messi – 120 milionë euro
2. Cristiano Ronaldo – 110 milionë euro
3. Neymar – 100 milionë euro
4. Luis Suarez 90 milionë euro
5. Gareth Bale – 90 milionë euro