Kush është Kristen Welker, moderatorja që fitoi zemrën e publikut në debatin Trump-Biden

24.10.2020 00:06:26

Kristen Welker ka qenë një fytyrë e njohur për miliona amerikanë si korrespondente e NBC News për Shtëpinë e Bardhë dhe bashkë-spikere e “Weekend Today”, por zgjedhja e saj si moderatore e debatit përfundimtar presidencial të enjten, midis presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden, i dha asaj një nga rolet më të spikatur të fushatës 2020.

Por kush është ajo? Pesë gjëra që duhet të dini për jetën dhe karrierën e Welker:

U përfshi në gazetari herët

Welker, 44 vjeç, është nga Filadelfia dhe është diplomuar në Germantown Friends School. Ndërsa ishte në shkollë të mesme, ajo shkroi për gazetën e shkollës. Në një intervistë të vitit 2010 me revistën Philadelphia, ajo tha se kishte kohë që aspironte të bëhej gazetare.

Ka pasur një karrierë të gjerë në NBC News

Edhe para se të diplomohej në Harvard në 1998-ën, Welker ishte praktikuar te “Today”.

Nga 2005 deri në 2010, ajo punoi si reportere në WCAU, filiali i NBC në Filadelfia dhe në 2010 ajo u bashkua me NBC News si korrespondente e rrjetit.

Ajo filloi të mbulonte Shtëpinë e Bardhë në dhjetor të vitit 2011, duke udhëtuar gjerësisht me ish-presidentin Barack Obama, ish-zonjën e parë, Michelle Obama dhe Biden.

Në vitin 2016, Welker mbuloi fushatën presidenciale të ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

Në janar të 2020, ajo u bë një bashkë-moderatore e “Weekend Today” me mikun e ngushtë dhe korrespodentin e Shtëpisë së Bardhë, Peter Alexander.

“Kjo është diçka për të cilën kam ëndërruar, për të cilën kam punuar kaq shumë”, tha Welker në emision.

Ajo ka përvojë në moderimin e një debati presidencial

Në nëntor të 2019, Welker bashkë-moderoi një debat presidencial primar demokrat së bashku me moderatorin e MSNBC, Rachel Maddow, gazetarin e NBC News, Andrea Mitchell dhe reporterin e Washington Post të Shtëpisë së Bardhë, Ashley Parker.

Gjatë debatit, Welker i bëri pyetje Biden-it, senatores Kamala Harris të Kalifornisë dhe senatores Elizabeth Warren të Massachusetts, ndër të tjera, mbi çështje që variojnë nga kujdesi shëndetësor te politikat e strehimit.