Kush është policja që mori pjesë në arrestimin e Gjuriq?

27.03.2018 17:52:31
Ngjarja kryesore e ditës së djeshme ka qenë arrestimi i politikanit serb Marko Gjuriq në Kosovë.

Arrestimin e tij e bëri Njesia Speciale e Policisë së Kosovës – ROSU, pasi ai ishte futur në territorin e Kosovës pa lejen e autoriteteve vendore.

Në rrjetet sociale po diskutohet shumë një fotografi ku shihet se pjesëmarrëse në këtë operacion ka qenë edhe Marigona Beadini, natyrisht bashkë me kolegët e saj.

Vlen të theksohet se Marigona Beadini në të kaluarën ka qenë edhe sportiste mjaft e shquar, e cila është marrë me boks dhe karate. Ajo ka qenë kampione e karatesë dhe e boksit, ku edhe ka fituar turne të shumtë.