Kush është prapa perdeve apo grilave nikab ne Kosove ?

15.05.2019 10:12:34

Nga Shukrije Gashi

Si me i nxjerre gratë me nikab nga terri burgosjes, qe ato te çlirohen nga frika e mosrealizimit te agjendave diskriminuese ndaj vete atyre, dhe rritjes se dhunes psiqike dhe shtirirjes se kontrollit te burrave ndaj tyre?

Ekzistone frika me shkas, qe qellim final i ketij veprimi dinak të burrave duke u thirrur ne baza religjioze “frikes nga zoti”, është rivendosja e regjimit totalitar të burrave mbi gratë, per sundim absolut mbi jeten e tyre. Kthim të posedimit mental e fizik te burrave me individin grua, duke e vene atë ne lajthitje, se kjo mase “e drejta ” pér t’u veteburgosur, eshte zgjedhje e individividule e grave. Pse nuk debatohet se cilat janë arsyet qe një grua “duhet” të veteburgoset me nikab dhe mbulesa të tjera, per ta ” mbrojtur ” individualitetin e saj, keshtu duke ia mohuar të drejten elementare vetit – kontrollin mbi jeten, shpirtin dhe trupin e vete, duke ia deleguar atë burrit. Pse të shnderrohen në pelaqkë dhe hije të zvetnuara të burrave të tyre-sundueseve absolut, me ego per skllaverim te grave? Kjo qasje nuk ka asgjë të perbashket me kulturen e popullit shqiptar në Kosovë dhe as traditen e tyre? Si u be qe ndodhi ky fenomen kaq shpejt në rritje, pas luftes në Kosove dhe cilat janë motivet e veprimit? Kush është monitoruesi vigjlent prapa perdeve?!

Pse dhe a duhet shteti t’i nënshtrohet “vullnetit” te individit, apo individi të respektoj ligjet në fuqi, gjegjesisht ligjin për dukjen dhe sjelljen e tij, në hapesirat publike? Çka do te ndodhe, nese nje grup tjeter, neser na shfaqet me kërkesen për të “drejten ” për paraqitje në hapesirat publike, krejtsisht lakuriq?! Si mund te trajtohen keto dy paraqitje ekstreme ne kuader te ” lirive dhe te drejtave te njeriut”? A nuk eshte Ligji instrument per te strukturuar dhe kontrolluar sjelljen e individit, qe te permbahet nga keqperdorimi I lirise individuale ne dem te lirve dhe te drejtave kokektive?! Abuzimi i idivideve apo grupeve te interesit me te ‘drejten” e zgjedhjes individuale per paraqitje ne hapesirat publike, eshte nje presedent me karrem te religjionit politik, pasojat e te cilit, nuk do të shërohen kurrë. Anarkia nuk është demokraci dhe as veteburgosja e grave me lajthitje. Kush është tutela përverse e sundimit Pater Monis, prapa përdeve apo grilave nikab?!