Kush është shqiptari që u kap në Itali me kokainë në vlerë 3.5 milion euro

02.01.2017 19:53:14

Një 29 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Bolonja pasi u kap me 35 kilogram kokainë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është Asllan Luka, i cili po transportonte drogën me një makinë tip “Jeep Grand Cherokee”.

Kokaina u kap në 30 dhjetor dhe nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 3.5 milionë euro.

Shqiptari u kap gjatë një kontrolli rutinë të policisë, por ishte pikërisht sjellja nervoze e shqiptarit që çoi në një kontroll më të imtësishëm nga ana e efektivëve të policisë, me ndihmën edhe të qenve anti-drogë.

Makina u çua në një ofiçinë, ku pas disa orë kontrollesh u gjet edhe droga e fshehur. Asllan Luka, rezulton banues në Romë, me leje qëndrimi në shtetin italian të skaduar që në prill të 2015-ës, ndërkohë që praktika për rinovimin e ‘letrave’ është në vazhdim.

Makina tip “Jeep“ rezultoi se ishte në emër të një gruaje rumune, me banim në Milano. Luka është person me precedent të mëparshëm penal për shpërndarje droge.