Kush fitoi në Berlin dhe çka më tej?

30.04.2019 10:58:56

Nga Rexhep Kastrati

  1. Kush fitoi në Berlin?

Samiti i Berlinit nxori ato përfundime që tashmë kanë qenë të njohura për të gjithë ata që marrin vesh nga marrëdhëniet nëdrkombëtare dhe nga e drejta nëdrkombëtare: i tha jo ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mbajti qëndrimet e cajtuara për shtete të veçanta lidhur me perspektivën e anëtarësimit në BE.

Dy shtete të fuqishme , dhe pas BREXIT-it të Britanisë së Madhe, më të fuiqshmet në BE, Gjermania dhe Franca, dëshmuan se së paku në nivel të qëndrimit diplomatik, kishin tejkaluar mospërputhjet lidhur me shtetet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht për perspektivën e tyre evropiane, si dhe lidhur me çështjen e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Franca, si shtet i fuqishëm, një nga shtetet më të fuqishme evropiane dhe botërore, dhe që tradicionalisht ka pasur një rol shumë përcaktues në kuadër të BE-së, një nga pesë shtetet anëtare të QUINT-it për Kosovën dhe një nga shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën, jo rrallë kishte lënë të nënkuptohej se nuk ishte kundër ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëse një gjë e tillë nënkuptonte dhe mundësonte një normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Austria, po ashtu, kishte një qasje thuajse të ngjashme. Madje, u tha se edhe SHBA-të nuk ishin kundër. Pra ishte krijuar një perceptim se ndryshimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte i pashmangëshëm, dhe se Thaçi e Vuçiq nuk punonin krye më vete. Ishte kancelarja gjermane, Merkel, e cila vazhdimisht kishte mbajtur qëndrim të palëkundur. Rusia, ndërkaq, sfidonte bashkësinë ndërkombëtare me dy qëndrime: i pari se do të pranonte çfarëdo marrëveshje që do të pranonte Serbia, dhe: nëse bashkësia ndërkombëtare do të njihte Krimenë, Rusia do të njihte Kosovën. Qëndrimi i parë nënkuptonte ndarjen e Kosovës ndërmjet Serbisë dhe shtetit shqiptar, kurse qëndrimi i dytë, nënkuptonte një kërcënim për legalizimin e sepretaizmit në shtetet evropiane.

Të gjitha këto zhvillime ishin shprehje e vullneteve të shteteve të ndryshme, e interesave të tyre dhe e qëndrimeve që ato shtete shfaqnin edhe në raport me kontekste të caktuar gjeopolitike, e të cilat i lidhnin edh me situatat e brendshme, edhe me mundësinë që sikurse pavarësia e Kosovës që ishte quajtur sui generis, edhe ndarja e saj të konsderohej si një sui generis, pra pa efektin domino në rajon.

Mirëpo, në fund, së paku në rrafshin diplomatik, ngadhnjeu arsyeja, ngadhnjeu përcaktimi i bashkësisë ndërkombëtare mbi të cilën ishte ndërtuar paqja në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht në shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, përcaktime që kishin të bënin me parimet e Badinterit dhe parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën, sipas të cilave kufijtë e ish-njësive të ish-federatës jugosllave konsideroheshin kufij shtetërorë dhe se ndalohej bashkimi i Kosovës me ndonjë shtet tjetër, me ndonjë union, apo pjesë të ndonjë shteti. Dhe ishte e qartë se ndryshimi eventual i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të hapte detyrimisht ndryshimin e kufijve në rajon, pra edhe mundësinë për gjakderdhje të reja.

Në këtë kuptim, sado që mediet e kazanit, paçavurat portale dhe faqe në rrjete sociale, kanë filluar të shpallin heronj dhe kundërheronj, fitues dhe humbës, në Berlin nuk fitoi asnjëri prej tyre, por fitoi logjika e sëdrejtës ndërkombëtare dhe e parimeve të përcaktuara nga vetë shtetet e fuqishme që kanë menaxhuar procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe të pavarësisë së Kosovës, dhe është shmangur gabimi i rëndë diplomatik që do të rijthente flakët e luftës në Ballkanin Perëndimor!

2. Çka më tej?

Mirëpo, tash shtrohet pyetja: a mori fund gjithçka lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Çka mund të ndodhë më tej?

Sigurisht është iluzore të mendohet se me Samitin e Berlinit, u mbyllën të gjitha rreziqet për ndarjen e Kosovës dhe për hapjen e Kutisë së Pandorës në këtë drejtim! Samit i Berlinit i ka vënë pikë për momentin një qëndrimi diplomatik pro ndarjes, por nuk i ka mbyllur mundësitë tjera, kryesisht që kanë të bëjnë me forma të ndryshme të dhunshme të ndryshimit të kufijve. Një nga format e vazhdueshme që edhe më herët e kam theksuar është edhe mundësia e ndonjë skenari ukrainas, pra që në Kosovë të ketë destabilitet, në të cilin serbët do të pretendonin pasigurinë maksimale edhe nga KFOR-i,me çka do të mund të kishte një invazion të Serbisë në veri, apo edhe në lindje, dhe ta bënte ankesimin e asaj pjese në emër të garantimit të sigurisë së serbëve. Një skenar i tillë, është provuar të realizohet gjatë viteve, kurse rritja e ksenofobisë dhe alabanofobisë në Serbi, provokimet e shumta dhe rritja e ekstremizmave nacionalistë dhe fetarë në të dy shtetet, do të ishin mundësi të mëdha për të tensionuar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve,m destabilizimin e Kosovës dhe ndonjë konflikt të përmasave të caktuara. Po ashtu, paëqndrueshmëria politike në Kosovë, roli gjithnjë e më problematik i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve nga linja e tij, keq-qeverisja që po shërben si pretekst për largimin e shqiptarëve nga Kosova, zhgënjimi nga klasa politike në përgjithësi, po ashtu, janë mubdësi për destabilitet të vendit nëpërmjet politikës së rrugës! Përdorimi i kazanit medietik dhe i paçavurave portale, për krijimin e opinionit skeptik, defetizues dhe zhgënjyes si parakushte për një manipulim për llogari të protestave në rrugë dhe për destabilizim të vendit, por edhe për të nxitur, rritur dhe frymëzuar ekstremizma nacionalistë dhe fetarë, do të ishte i pashmangshëm!

Në situata të destabilizuese, në situata të rritjes së zhgënjimit kolektiv, në situata të efekteve socio-psikologjike, sidomos me çrregullime të stresit post-traumatik, me rritjen e urrejtjes ndërnacionale dhe ndërfetare, krijimi i situatave agresive dhe luftënxitëse që do të eskalonte edhe në konflikt do të sihte i pashmangshëm!

Çështja e taksës dhe e kërcënimeve të Serbisë për vendosjen e masave të caktuara pas 5 majit, duket se është një nga çështjet e ndjeshme që mund të rikthejë debatet në nivelet diplomatike ndërkombëtare, por edhe mund të përdoret shumë për kërcënim të bashkësisë ndërkombëtare me destabilitet, me tensionim të marrëdhënieve ndëemjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për të penguar vazhdimin eventual të negociatave në Bruksel, për qëllim të përgatitjes si situatave që do të shihnin si të domosdoshme thirrjen e një Konference ndërkombëtare për Kosovën, të tipit të Dejtonit, në të cilin do të imponohej një model marrëveshjeje që do të nënkuptonte çfarëdo zgjidhje që nënkupton mosndryshimine jashtëm të kufijve, duke mos përjashtuar as Asociacionin me kompetenca ekzekutive!

Prandaj, për të mos ndodhur gjithë këto, është e domosdoshme që nga skena të largohen gjithë ato linja, gjithë ato struktura që gjatë viteve kanë punuar në projektin për ndarje të Kosovës, dhe të rishikohet gjithë qëlndrimi i shteteve të rajonit lidhur me mundësitë për një paqe të qëndrueshme, për marrëdhënie që bazohen në fqinjësi të mirë, për zhvillim ekonomik dhe për hapjen e horizonteve të reja të pritjes për qytetarët e rajonit tonë.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje janë: a është gati Ballkani Peërndimor për këto? A është gati bashkësia ndërkombëtare për një Ballkan të tillë?

Përgjigjia nuk është kaq e thjeshtë…