Kush ishte luftëtari valltar i UÇK-së?

15.12.2018 23:20:42

Ish-ushtari i UÇK’së, Sedat Parduzi, gjatë luftës mbajti lart moralin e ushtarëve duke i argëtuar me vallëzim.
Njëzet vjet më parë ai përmes tyre harronte për pak çaste tmerrin kundër të cilit ishte vënë me tërë qenien.

Kur nuk ishte duke luftuar, ish- ushtari i zonës operative të Shalës, me hapa të vallëzimi “Breakdance” e mbante lartë moralin shokëve dhe vetës.

Ritmin e tij shpesh e praktikonin edhe shokët e luftës.