Kush janë ‘Podanikët’ e Serbisë?!

25.05.2020 15:03:56
Sistemi i familjeve shërbëtore të paguar nga shteti i Serbisë, familje të betuara që do të punonin për interesa të shtetit të Serbisë (‘podanici drżave Srbije’) duhet t’ketë filluar diku para vitit 1878, por që dihet se në sistem është futur në kohën e Nikolla Pashiqit gjatë viteve 1912 e këndej dhe ka vazhduar gjatë gjithë kohës se mbreterisë Serbo Kroato Sllovene e njohur si Mbretëria SKS!
Më pas në kohën e socializmit jugosllav, sistemi i podanikëve u vazhdua nga Aleksander Rankoviqi! Në kohën Rankoviqit keto familje shqiptare mbanin armë hapur dhe pushteti nuk i ngiste, asgje nuk punonin por rroga u shkonte ne shtepi! Në v.1946 Aleksander Rankoviqi u dekorua me Urdhërin Ylli Partizan i Klasit të Parë,
nga Enver Hoxha dhe Partia Komuniste e Shqipërisë, kurse në vitin 1966 e rrezua nga Josip Brozi Tito dhe Fadil Hoxha dhe kurrë më nuk iu ndie zani!
Nga viti 1989 deri 1999 sistemi i ‘podanikëve’ u vazhdua nga Sllobodan Millosheviqi, kurse pas lufte sistemin e shërbëtorëve të paguar – podanikëve e vazhdoi dhe po e zhvillon në kushte te reja te komunikimit Online Aleksander Vuçiçi! Në fakt edhe sikur t’mos diheshin familjet podanike, sot është shumë lehtë të identifikohen ato!
Padanikê të Serbisë sot janë gjithë ata që bëjnë hapur Apele për gjakderdhje në zemër të shqiptarisê në Kosovë! Podanikë janë gjithë ata që bëjnë apel për mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës! Podanikë të Serbisë janë edhe ata që janë pro frymës moniste, pro-lindore, pro-sllave e pro-turke dhe kundërshtojnë frymën demokratike pluraliste pro-perëndimire e pro-amerikane!