Kush ka te drejt te grombulloj te dhëna personale ne diaspor

19.01.2021 13:02:27
Nga Ahmet Asani
Në emrin tim dhe në emër te shoqatës “Bashkësia Shqiptare në Zvicër”, këtë pyetje publike ia drejtoj Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, Ambasadës së Republikës se Kosovës në Bernë, shoqatës së Avokatëve shqiptarë në Zvicër, shoqatave të studentëve Shqiptarë në Zvicër, si dhe gjithë politikanëve shqiptarë aktiv në politikë dhe institucione shtetrore të Zvicrës! Cila është e vërteta juridike dhe morale e kësaj nisme dhe aplikacioni, drejtuesit e së cilës thonë se janë “…shoqatë studentore me vendngjarje në Zürich…jo-fitimprurëse, mbipartiake dhe regjistruar si e tillë në Zvicër…”?!