Kush kërkon donacione për FSK-në? (FOTO)

15.01.2017 23:01:37

Me buxhetin e vitit 2017 për Forcën e Sigurisë së Kosovës, janë paraparë që të ndahen 18.5 milionë euro.

Por ky buxhet duket se nuk po mjafton për dikë, që kërkon donacione shtesë, përcjell Klan Kosova.

“Forcat dhe Njësitet Speciale të Kosovës” është faqja në rrjetin social Facebook, ku momente më parë dikush ka kërkuar që të hapet një llogari bankare që do të shërbente për rritjen e buxhetit të FSK-së, siç shkruan nga ana e popullit.

Klan Kosova ka provuar për të rënë në kontakt me ata që menaxhojnë me këtë faqe, por që ka qenë e pamundur.

Ndërsa shumica e atyre që kanë komentuar janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar me para, ndonëse nuk dihet se në menaxhim të kujt është kjo faqe.

Më poshtë e keni postimin origjinal që është bërë në këtë faqe:
ndihma