KUSH SULMON GJERGJ KASTRIOTIN SULMON KOMBIN SHQIPTAR!

27.05.2018 14:54:04

Ne këtë vit të madh jubilar të përvjetorit te 550 të vdekjes se kryeheroit kombetar Gjergj Kastriotit, ende ka të tille qe mundohen ta njollosin figuren e ndritur te kryetrimit Gjergj Kastrioti!

Nga: Ahmet Asani

Ështe fakt se historia jonë nga pellazget e deri të Iliret e arberit është vjedhur e falsifikuar, këtë e dëshmon me se miri ne vepren e tij profesor Mathieu Aref, por qe tani ne shekullin e informatikes, ne shekullin kur po zbulohet e verteta, te tentohet te njolloset emri i Gjergj Katriotit dhe ne vend te tije te vendosen Sulltan Murati, nga qe paska pas parë ëndërr se duhet “ta beje fet” Arberinë, eshte me teper se fanatizem fetar!

Ti thuash çlirimtar nje pushtuesi i cili vjen te pushton dhe ta ndrron fenë me dhunë, qe ne emer te fese te asimilon nga shqiptar ne “turk elhamdulilah”, nje pushtues i cili per 600 vite ta mbyll çdo mundesi te shkollimit shqip (kurse kombeve tjera ua lejon shkollimin ne gjuhet e tyre amtare), eshte çmenduri! Nuk mund te pranoj arsyetimin, as nuk dua ta lexoj nese diku shkruan, qe per t’a bind nje popull te konvertohet, s’pari ate popull duhet pushtuar, dhe nese bene rezistence duhet pergjysmuar me shpate, duhet dhunuar e marr gratë dhe duhet zhdukur duke e degdis neper shkretira anadollake!
Jo jo, keto gjenjeshtra nuk mund te perbihen e durohen! Nëse neve pjesës se pushtuar te kombit ne ballkan, per 600 vite roberi, mund t’na jete shlyer kujtesa historike, fat ne fatkeqesi qe ende e kemi gjalle nje pjese te kujtesës tone historike qe per 600 vite edhe pse ne vend te huaj, ne Kalabri i kendoi shlire me gjuhen arberore kryetrimit Gjergj Kastrioti! Dhe jo vetem kaq, por nga ky tharrm i ruajtur nisi RILINDJA KOMBETARE SHQIPTARE!
Jam shqiptar i besimit musliman, por kurre nuk do te jem perkrah atyre qe fyejnë heroin kombetar Gjergj Kastrioti!
Amin edhe Amen!