Kushtet e pa favorshme politike të Kosovës për dialog me Serbinë

06.06.2018 09:45:23

Aktualiteti politik në vend, i krijuar si rezultat i klasës së pa përgjegjësme plolitike, që kryesisht është e grumbulluar rreth presidentit Thaqi, e ka futur vendin në situatë e cila i krijon disfavore Kosovës nëse hyn në bisedime me Serbinë.

Nga: Fadil Kajtazi

Vendi ndodhët në një krizë politike nga papërgjegjësia e kësaj klase politike, nga pasioni primitiv për të qëndruar me çdo kusht në pushtet. Kjo ka krijuar hapësirë që Serbia përmes Listës Serbska t’i bëj diverzion shtetësisë se Kosovës në të gjitha drejtimet. Sjellja politike e deritanishme e Presidentit Thaqi dhe dhe klanit të tij, (ku përfshihet edhe kryeministri aktual), dëshmon se është primitive, tipike provinciale, dëshmon se ai nuk e do këtë vend, ose e do për pasionet e veta primitive. Është momenti i fundit që për hatër të pasardhsve të vet presidenti të reflektoj ndryshe, dhe kjo ndryshe është që sa më parë të marr iniciative për stabilizimin politik të vendit i cili pastaj do të prodhonte efekte në të gjitha fushat e jatës shpqërore. Kjo do të arrihet nëse presidenti në shpejtësi ndikon që të hartohet një ligj zgjedhor i cili në çdo variantë prodhon një shumicë parlamentare të partisë së parë (50+1). Kjo do të minimizonte rolin e Listave Serbska në funksion të aktiviteteve subversive në drejtim të Kosovës, pa cënuar dë drejtat e pakicës serbe të garantuar me kushtetutë. Pasi ky ligj të aprovohet vendi të shkoj ne zgjedhje. Ky veprim Kosovën do ta qetë në ujëra të qeta, do ta stabilizonte politikisht, do të krijonte nje shumicë parlamentare e cila detyrimisht do të ishte e përgjegjëshme për vendin. Në këto kushte do të kemi edhe një qeveri e cila vendit do t’i ofroj zhvillim ekonomik, siguri, luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Nëse jo realizohet, shumë pak do të ishte se a dialogojmë me Serbinë apo jo. Kosova do të fitonte krdenciale të cilat asaj do t’i garantonin perspektiven evropjane pa Serbinë, Kosova nuk do të ketë nevoj për njohje nga Serbia. Ajo që do të ketë nevoj ta njoh Kosovën do të jetë Serbia si mbeturina e fundit e ngrehines së quajtur Jugosllavi.