Kushtetuesja e vendos nesër kur do ta publikojë vendimin për Vettingun

18.12.2016 09:43:39

Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë të hënën ditën, në të cilën do të vendosë përfundimisht për ligjin e Vetingut.

Pasi kanë marrë zyrtarisht nga Komisioni i Venecias opinionin e përkthyer pasditen e së premtes, gjyqtarët e Kushtetueses janë njoftuar që të hënën, në orën 10:00, të mblidhen për të vendosur datën kur do të përcaktojnë fatin e ligjit më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, shkruan Panorama. Ndonëse opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me pyetjet e ngritura nga Kushtetuesja ka disa ditë që është publikuar në faqen zyrtare të “Venecias”, vetëm dje anëtarët e kësaj gjykate kanë marrë në zotërim materialin.