KUSHTETUESJA: NE EMER TE POPULLIT DHE TE ZOTIT.

13.06.2018 19:02:33

Në ditën e parë kur Kryeministri i Ri Ramush Harajdinaj u ulë ne kulltukun e tij te butë,mori frymë thellë, pasi e piu një raki rrushi  më  një kafe , dhe psiqe i këqyri disa letra tha:a kjo është rroga e jeme,jo jo unë nuk rrijë këtu me këtë rrogë është e vogël nençmusese për kalibrin tim.

Në mbledhjën e parë te Qeverisë që ai e kryesoi si Kryeministër,ne vend qe te paraqes para qeveris programin e punëe,strategjinë zhvillimore,mor një vendim shumë te turpshem, skandaloz, për rritjen e pagave.Ishte ky një vendim ne krye ne vehte,kunder çdo norme ligjore,ishte kundër Ligjit mbi pagat,por edhe më keq pa mendimin e Sovranit Parlamentit të Kosovës.Ai ia bani vehtes rrogën hiq më pak se 2.950 Euro që i bije së Kryeministri i Kosoves e ka rrogen më te madhe se te gjithë Kryeministrat ne rajon,bile tri herë më te madhe se Kryeministrja e Serbisë më rrogë vetem 1.ooo Euro,anipse Serbia është nja tri herë me e madhe se Kosova e për disa herë me e zhvilluar së Kosova.Kurse Kryeministrat tjere si  ai i Maqedonisë,i Malit te Zi,poashtu i kanë rrogat gadi tri herë më te vogla se sa Kryeministri i jonë.Pra,nese delë të vlerësohet njeriu sipas rrogës po delë se Kryeministri Ramush Harajdinajt është me i mençuri,më i dijshmi dhe më i zoti se Kryeministrat tjerë te rajonit.

Kritikat dhe reagimet e ndryshme.

Për ngritjën e rrogave pa ndonjë mbulesë ligjore u dhezën mediat dhe portalet duke thanë se a është një gjë e mundshme.Ashpër reaguan edhe partit politike për këtë gjetë antiligjor,duke këtkuar përgjëgjësi për këtë akt antiligjor të Kryeministrit.Reaguan edhe opinionistet dhe analistet e te gjitha fushave nepër emision dhe portale te ndryshme.Por,a shkon fjala ne vesh te shurdhet,jo vallah nuk shkonë,dhe Kryeministrit tonë nuk po ia ndinë për këto kritika.

Për këtë punë më së shumti ia ndiu LVV,e cila si gjithëherë ishte e para ne mbrojtjen e se këqës qe po i ndodhë vendit tonë,dhe beri ankesë,kërkoqi sçarim nga Gjykata Kushtetuese që te vlërësoi këtë vendim skandaloz dhe anti ligjor.Priti,me ditë e muja për vrelërimin e kësaj punë.Por asgje si dukëj atje natltë në Gjykatën Kushtetuese diçka po zihej,po thyheshin shigjetat midis Gjyqtarëve se a është ky vendim në rregull apo jo.Por,kur ajo i ra ne fije se një pjësë të tortës do t’i bie edhe asaj vendosi,mori mendim, mori vendim bile shumë më të turpshëm se sa vendimi i Kryeministrisë.

Vendim ne emër të popullit dhe zotit.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për te vlerëesuar se a është ba shkelje kushtetuese me Vnedimin e Kryemistrisë se Ramush Harajdinaj,thuhet se:Vendimi për rritjën e pagave nuk e cenon Kushtetutën e Rpublikës së Kosovës.Ashiqare,është ky një vendim antikushtetues i vetë antikushtetueses, cila po delë se edhe kjo na qenka kapur nga politika,por edhe nga lakmia dhe leverdia për vetëvehtën sepse me këtë Vendim te Kryeministrisë edhe Gjqqetarët e Kushtetuese përfitojnë sepse rroga e tyre tashti është me e madhe se 4 mijë euro.Hajde e refuzoje këtë sihariq i cili u piku si nga qielli.Pra,turpi nuk ka fytyrë,ai e mbuloi edhe nivelin më te lartë te drejtesis ne vend.

Bedri Hamza qiti syt n’kodër!

Me te marrë Vendimin e Gjykatës Kushtetuese menjherë u mblodhë Qeveria,e gezueme dhe e tranume nga gezimi së do te marrinë para te medha përnjeherë,edhe përkundrejt se rritja e ketyre pagave ishte akt i kulluar atiligjor,u propozue qe pasi Gjykata Kushtetuese vlerësoi së nuk është ba ndonjë cenim i Kushtetutes te shkohet ne realizimin e Vendimit të Kryeministrisë për rritjën dhe marrjën e pagave.

Por këtu diçka nuk po shkonë mirë,disi hasi sharra ne gozhdë,aty doli një njëri i cili i din më se miri te gjitha ligjet e financa te shtetit,duke insistu së ky vendim nuk është ne rregull dhe se duhet te ndalët deris te vjenë Ligji për Pagat.Ky njeri është Bredi Hamza ministër i financave,ishte edhe Guvernator i Bankes Qendrore te Kosovës,njohës i mire i financave,dhe aktivist i njohur i PDK-se.Ky njeri i qiti syt n’kodër, e koqiti me të katertat Ramush Harajdinaj,duke e ditur se ky minister është i PDK është i Kadri Veselit.

Më ndalimin e zbatimit te Vnedimit për rritjën e pagave të Kryeminstrisë z.Badri Hamza nuk do te humbë aspak,asgje,por atij do ti rritët nami dhe vlera ne popull si një njeri i cili mundohet ti kursej parat e taksapaguesve.

Pra,ky njeri siç po shihet i qiti sytë ne koder dhe i tha Ramush Harajdinaj ndalu o njeri,sepse vendimi yt është skandaloz i pa bazë,se Kosova nuk është aq vendi i pasur sa Kryeministri i sajë te këtë rrogën për tri herë me te madhe se sa te gjithë Kryeministra ne rajon,pra ne Ballkan.Se parat e Kosovës janë ndjersa e popullit të varfër te Kosovës,etj,etj.