Kushtetuta e 2 Korrikut

04.07.2020 21:52:33

Shkruan Ruzhdi Bakalli

Akademik Profesor Gazmend Zajmi eshte perpiluesi i vetem i Deklarates Kushtetuese te 2 Korrikut. Akademiku bashke me Fehmi Aganin dhe Bardhyl Qaushin kane qene iniciatoret dhe perkrahesit me te medhenj te aprovimit te Deklarates. Akademik Gazmend Zajmi e ka filluar perpilimin e Deklarates Kushtetuese ne shtepine e Fehmi Aganit ku prezent ishin edhe Bardhyl Qaushi dhe delegati Enver Pula i cili mu eshte bashkangjitur ne te gjitha takimet ne shtepine e Fehmi Aganit ku eshte punuar rreth Deklarates Kushtetuese. Akademik Gazmend Zajmi ka qene perpilues i Deklarates por motori dhe zemra e aprovimit te Deklarates Kushtetuese ishte Fehmi Agani.Nuk duhet te harrohet dhe te minimizohet kontributi shume i madhe i Kryeministrit te Kosoves-Z. Jusuf Zejnullahut i cili e ka shtye dhe perkrah aprovimin e Deklarates Kushtetuese. Me 29 Qershor pas ores 17:00 nje grup i delegateve jemi takuar ne zyren e Kryeministrit dhe jemi dakorduar qe me 2 Korrik me shpalle Pavaresine e Kosoves. Nga zyra e tij kemi shkuar ne shtepine e Skender Skenderit ku i kemi definuar kush me e lexua deklaraten dhe per detajet tjera te aprovimit. Gjithashtu ne ate takim eshtw vendosur qe se paku 7 delegat me mesua permendesh Deklaraten qe ne rast qe lexuesi i pare vritet nga policija serbe i dyti, i treti dhe te tjeret me radhe me e vazhdua leximin e Deklarates deri ne fund pa marre parasysh se sa delegat vriten. Detyra ka qene qe me qfaredo qmimi dhe sakrifice Deklarata e Pavaresise duhej te aprovohej me 2 Korrik 1990. Me 2 Korrik Kryeministri Zejnullahu ne bashkepunim me Kryeministrin e Jugosllavise-Ante Markoviq e bllokoj per dy ore intervenimin e policise dhe ushtrise serbe e cila vetem e kishte marre vendimin nga Millosheviqi per me e ndalua mbledhjen e Kuvendit. Pra mos te kishte qene ky bllokim i intervenimit nga Jusuf Zejnullahu lehte ka mundur ndodhe qe Pavaresija ate dite mos te shpallej fare. Gjithashtu rruges duke shkuar ne mbledhje ne ora 9:30 para ish hotelit Bozhur me ndali Kryetari i Sindikatave te Policise Kosovare i cili me tha keshtu tekstualisht: E kam porosine nga Policet e Kosoves.Beni sot ate qe e keni ndermend me be sepse ne, gjithe policet Shqiptar te Kosoves jemi me ju dhe do tju mbrojim deri ne fund edhe me vdekjen tone. Jemi prapa jush deri ne fund. Ky kishte pas qene urdheri i Kryeministrit te Kosoves dhe Ministrit te Puneve te Brendeshme te Kosoves, Z. Jusuf Karakushit. Me vone kemi marre vesh qe kordoni i pare i rrethimit te Kuvendit ka qene nga Policija e Kosoves per ti mbrojtur delegatet kurse kordoni i dyte nga policija serbe e cila me qdo kusht eshte dashur ta bllokoj mbajtjen e mbledhjes. Prandaj nuk duhet me e harrua kontributin e Kryeministrit, Jusuf Karakushit dhe gjithe policeve Kosovar por duhemi me qene shume mirenjohes. Pra uniteti i plote i delegateve, popullit, gazetareve, policeve dhe qeverise e solli aprovimin e Deklarates se Pavaresise se Kosoves. Pra merita eshte e te gjitheve e jo vetem e delegateve. Tani e kam mesuar historine. Gjithmone ata ne prapavi te ngjarjeve historike kishin pas kontribua shume me shume se sa ata qe dijin me dal para kamerave.U