Kushtetuta e Kaçanikut ka qenë pjesë e procesit liri, pavarësi, demokraci e udhëhequr nga presidenti Rugova dhe elita shkencore

07.09.2016 16:06:57

Nga Rexhep Kastrati

Visar Ymeri e ka lavdëruar Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, të cilën e quan kushtetutë të Gazmend Zajmit dhe e ka quajtur pakrahasimisht më të mirë sesa kushtetutën aktuale, të cilën e quan kushtetutë të Arsim Bajramit dhe të Hajredin Kuqit. Dhe pastaj vazhdon të numërojë arsyet se përse mendon se përse Kushtetuta e miratuar para 26 vitesh është më e mirë sesa kushtetuta aktuale, të cilat kur i lexon si të një pjesëtari të sektës okulte të Albinit, gjithsesi tërheq vëmendjen,s epse bëhet fjalë për sektën që ka mbetur e kundërt me linjën institucionaliste të presidentit Rugova, që e ka udhëhequr procesin liri, pavarësi e demokraci. Pa dashur të lëshohem në stërhollime, duhet të qartësohen këto çështje: Kushtetuta e Kaçanikut dhe në përgjithësi lëvizja për liri, demokraci është udhëhequr nga një parti-lëvizje me intelektualë dhe tituj akdamikë dhe në këtë lëvizje janë përfshirë të gjitha institucionet shkencore. Të kujtojmë se kryetar i LDK-së ishte presidenti Rugova me gradën doktor shkence dhe me shumicën e anëtarëve të Kryesisë me tituj shkencor nga magjistër e deri te akademik, PSHDK-ja udhëhiqej nga Mark Krasniqi akademik, Partia Fshatare udhëhiqej nga Jusuf Bajraktari me gradën shkencore doktor sheknce, dhe nga Hivzi islami po me gradën shkencore doktor shkence e pastaj edhe akademik, sot kryetar i ASHAK-ut. Po ashtu, Mark Krasniqi ka qenë drejtues i ASHAK-ut, Rexhep Ismajli më vonë do të zgjedhet drejtues i ASHAK-ut, kurse aktualisht Hivzi islami është kryetar i ASHAK-ut. Para luftës, vetëm Partia Parlamentare, sa ishte parlament Rinor, është udhëhequr nga Halil Matoshi, pastaj nga Veton Surroi dhe janë alternuar Bajram Kosumi dhe Adem Demaçi. Edhe Gazmend Zajmi, me emrin e të cilit Visar Ymeri e quan Kushtetutën e Kaçanikut, ka qenë akademik dhe kryetar i ASHAK-ut. Pra, procesi për liri, pavarësi, demokraci në krye me presidentin Rugova, ka qenë projekt i mendjes shkencore dhe intelektuale shqiptare,  e jo proejkt hajnash, kriminelësh, mafiozësh, rekrutësh shqiptarë shërbimesh kundërshqiptare. Kurse sa i përket Arsim Bajramit, duhet thënë se gradën shkencore doktor sheknce e ka marr pikërisht me Kushtetutën e Kaçanikut, për të cilën ka bërë edhe dy libra. Prandaj, edhe Visari, edhe Albini, edhe gjithë të tjerët si këta, që për presidentin Rugova dhe për lëvizjen që ai ka udhëhequr janë shprehur në mënyrat më poshtëruese, duhet thënë se Kushtetuta e Kaçanikut nuk ka qenë një akt i izoluar i delegatëve të Kuvendit të Kosovës, por pjesë e gjithë projektit dhe prcesit që drejtoi presidenti Rugova. Delegatët e Kuvendit të Kosovës që më 2 korrik 1990 kanë shpallë Deklaratën 2 Korrikut dhe kanë miratuar Kushtetutën e kaçanikut më 7 shtator 1990, kanë miratuar të parën qeveri shumëpartiake në krye me Bujar Bukoshin, kanë shpallë pavarësinë e Kosovës në përputhje me rezultatet e referendumit të për pavarësi dhe kanë dorëzuar mandatin pas zgjedhjeve të 24 majti 1992, në fakt kanë qenë pjesë e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci. Çdo përpjekje për të dekontesktualizuar Kushtetutën e Kaçanikut, apo edhe për të personalizuar atë me erma të përveçëm, sado të nderuar që të jenë, është përpjekje e mjerë dhe me qëllime devalvuese për gjithë procesin, aq më tepër kur bëhet fjalë për sektën e okulte të Albinit. Është kështu për faktin se sekta okulte e Albinit ka qenë dhe ka mbetur pjesë e linjës së Tiranës/Kretës, e cila bashkë me linjën udasho-jugosllavokomuniste kanë udhëhequr fushatën për rrënimin e rendit jurdiko-kushtetues të nëdertuar me Kushtetutën e Kaçanikut, dhe për të hapur kapitullin për rregullime të tilla çfarë janë imponuar edhe në Kushtetutën aktuale të Kosovës.