Kushtëzimi i kryetarit të Ferizajt, degradim i institucionit (Video)

13.08.2016 13:06:35

Qytetarët e komunës së Ferizajt nuk e kanë mirëpritur urdhëresën e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarça, lidhur me kushtëzimin e vërtetimeve të tatimit në pronë me pagesën e borxheve ndaj ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe “Bifurkacioni”.

Drejtori ekzekutiv në organizatën joqeveritare “AVONET”, Kenan Gashi ka vlerësuar se ky vendim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe kjo i ngarkon qytetarët e komunës së Ferizajt. Ai shtoi se kjo urdhëresë nuk mund të realizohet dhe synimi i kryetarit nuk do të arrihet.

Gashi përmendi edhe shqetësimet të cilat i kanë ngritur lidhur me marrjen e subvencioneve.

Për qytetarët e Ferizajt kjo urdhëresë nga komuna është e papërballueshme, pasi që rrogat janë shumë të vogla dhe mundësitë për t’i hequr borxhet janë të vogla po ashtu.

Edhe një qytetarë tjetër është shprehur i shqetësuar duke thënë se tarifat që kanë këto dy kompani janë tepër të larta.

Ndryshe, në urdhëresën e datës 1 gusht të këtij viti thuhet se ndalohet lëshimi i vërtetimeve të tatimit në pronë për të gjithë qytetarët pa sjellë dëshmi se i kanë kryer obligimet ndaj ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe “Bifurkacionit”.