Kuvend, Meta braktis Kuvendin sapo Rama merr fjalën

23.02.2017 14:01:06

Vazhdon tensioni mes kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrit, Edi Rama. Kreu i LSI-së edhe sot e ka “sfiduar” aleatin e tij, duke braktisur punimet parlamentare pikërisht në momentin kur Rama i është drejtuar foltores së Kuvendit për të marrë fjalën.

Media ka siguruar një foto pikërisht në çastin kur Meta çohet nga karrigia për të dalë jashtë sallës plenare sapo Rama zbret në foltore.

Edhe gjesti miqësor i Ramës, i cili sapo hyri në seancë nxitoi të takonte të parin Ilir Metën, duke se nuk i ka mjaftuar kreut të Kuvendit të qëndronte në seancë qoftë edhe pak sekonda për të dëgjuar fjalimin e kryeministrit.

Dy aleatët në qeveri zhvilluan pak dy ditë më parë një darkë në ambientet e kryeministrisë që mesa duket nuk i ka sheshuar ende kontradiktat mes tyre.