Kuvend, sot votohen 6 ligjet e reformës në drejtësi, PD dakord vetëm për SPAK dhe BKH

06.10.2016 10:47:34

Kuvendoi do të mblidhte këtë të enjte në seancën e radhës, duke pasur në rend dite, veç të tjerash edhe votimin e 6 ligjeve të reformës në drejtësi.

Partia Demokratike, ashtu siç bëri me dije ditën e djeshme edhe kreu i saj, Lulzim Basha do të japë votat e saj unanime vetëm për 2 nga këto ligje, të cilat sipas Bashës kanë arritur në standardet europiane vetëm falë kontributit të PD; ligjin për prokurorinë speciale apo siç quhet ndryshe SPAK dhe atë për Byronë Kombëtare të Hetimet, BKH.

Ndërkohë, sa i përket 4 ligjeve të tjera përfshirë edhe vettingun, PD është shprehur kundër duke i cilësuar antikushtetuese dhe përpjekje të qeverisë për të kapur drejtësinë…