Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë komemorative për Adem Demaqin

26.07.2018 21:05:12

Kuvendi mblidhet nesër në seancë komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së Adem Demaçit

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sonte në orët e vona ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, pas vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Në nderim të tij, Kryesia mbajti një minutë heshtje.

Demaçi varroset të shtunën, nesër homazhe në Teatrin Kombëtar

Kryeparlamentari Veseli, në emër të Kuvendit dhe në emrin e tij personal, u shprehu ngushëllime familjes Demaçi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, për humbjen e, siç e cilësoi Veseli, heroit të kombit, Adem Demaçi.

Kryesia njëzëri vendosi që nesër në orën 11:00, Kuvendi të mblidhet në seancë komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së Adem Demaçit.

Po ashtu, u vendos që seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë sot, të vazhdojë të hënën, në orën 10:00