Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare.
Në rend dite të kësaj seance janë shtatë pika, shkruan lajmi.net.
Ndër më të rëndësishmet është edhe Propozim – Rezoluta për krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit serb në Kosovë.
Po ashtu, nesër Kuvendi pritet të vendos edhe për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,
Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,
Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,
Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,
Caktimi i Ditës së Gjenocidit.