Kuvendi i Kosovës shqyrton Marrëveshjen me IPA-n

04.10.2017 08:10:02

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro.

Ndërkaq dje qeveria është njoftuar edhe me fillimin e zbatimit të projekteve të financuara nga fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA).

Shuma e alokuar për Kosovën në programin e IPA II për vitet 2014-2020 është 645,5 milion, të cilat do të shpërndahen në sektorët: Demokracia dhe qeverisja; Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; Energjia; Konkurrueshmëria dhe inovacioni; Arsimi, shëndetësia dhe politikat sociale; Bujqësia dhe zhvillimi rural Mjedisi dhe Bashkëpunimi regjional.

Aktualisht janë duke u zbatuar 246 projekte të financuara nga IPA, në vlerën totale prej 173, 867,805 euro, derisa janë planifikuar edhe 53 projekte në vlerën 145,356 euro.