Kuvendi mblidhet të martën për Ramush Haradinajn

07.01.2017 13:03:36

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit sot u vendos që seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë të mbahet të martën më 10 janar.

Inicuesi i seancës, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj tha se pas konsultimeve me shefat e Grupeve tjera parlamentare të koalicionit qeveritar dhe opozitës që e kanë nënshkruar iniciativën për këtë seancë, propozoi që seanca të mbahet të martën pasi deputetët që janë në pushime e kanë të pamundur të vijnë sot për sot.

Kryesuesi i mbledhjes Xhavit Haliti tha se seanca do të ftohet kurdo që pajtohet inicuesi i seancës, në kete rast Pa Lekaj.

Në fund të mbledhjes, Lekaj tha se për shkak të nevojës së prezencës së shumicës së deputetëve, seanca mund të mbahet të martën nga ora 11:00.