Kuvendi miratoi Marrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor

30.03.2017 12:03:05

Kuvendi i Kosovës me 89 vota për, 2 kundër miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Miratimi i kësaj marrëveshjes erdhi pas dakordimit të grupeve parlamentare për deklaratën lidhur me prezantimit e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj pas ratifikimit të Marrëveshjes tha se kjo Marrëveshje është derivat i ‘procesit’ të Berlinit që përmes marrëveshjeve ndërqeveritare të themelohet një qendër do ta ndihmojë rininë e rajonit të bashkëpunojnë.