Kuvendi miraton Ligjin e kërkuar nga ambasadorët

18.04.2017 10:09:39
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, të cilin tash e një kohë janë duke e kërkuar ambasadorët e shteteve mike, në veçanti ambasadori britanik, Ruairi, O’Connell dhe ai amerikan, Greg Delawie.

Të gjitha amendamentet e këtij ligji kanë kaluar, ndërsa ligji është miratuar me 63 vota “për”.

Ky ligj vlerësohet si veprim i duhur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.