Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Penal

30.03.2017 15:27:23

Maxhoranca e majtë konfirmoi sot në Kuvend votat e domosdoshme për miratimin e 7 projektligjeve me shumicë të cilësuar, pjesë e paketës prej 27 ligjesh, që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Me të njëjtin rezultat votimi, 88 vota, deputetët miratuan miratuan te 7 aktet ligjore, konkretisht: ndryshimet ne ligjin “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”; ndryshimet ne Kodin e Procedurës Penale, ato ne Kodin Penal; Kodin e Drejtësisë për të Mitur; ndryshimet ne Kodin e Procedurës Civile, pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”.

Te 7 aktet ligjore kanë të bëjnë me thelbin e funksionimit të sistemit dhe me dhënien e drejtësisë për qytetarët.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 86 vota projektligjin “Për lirimin e frekuencave të dixhital – dividentit”, ndërsa pr/ligji “Per fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, detyrimeve në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore” u miratua me 86 vota pro dhe dy vota kundër.

Me 87 vota u miratua dhe një ndryshim në ligjin “Për nëpunësin Civil”, i mbartur nga seancat parardhëse.