Kuvendi miraton raportin e Komisionit Hetimorë për dëbimin e shtetasve turq

24.06.2019 14:07:52

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro raportit të Komisionit Hetimorë për dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Ky raport është miratuar me 59 vota për, 2 kundër dhe 4 abstenime.

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca propozoi mocionin që të ndalet diskutimi dhe të vazhdojnë në votim.

PSD, Nisma dhe 6+ u shprehën kundër këtij mocioni, megjithatë raporti u miratua.

Pas votimit është mbyll edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit.

Ndryshe, gjashtë shtetas turq janë ekstraduar në fund të marsit 2018 në Turqi, për shkak të lidhjeve të tyre me shkollat e financuara nga lëvizja Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për një tentim grusht-shteti të dështuar 2016 janë ekstraduar në Turqi.