Kuvendi nesër vazhdon seancën plenare, pritet votimi i rezolutës për murin në Mitrovicë

28.12.2016 14:57:00

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë vazhdimin e seancës së kaluar plenare.

Në rend dite nesër janë katër pika, ku ndër to është votimi i propozim- rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.

Seanca pritet në nis në orën 10:00.

R e n d i i d i t ë s

1. Votimi i Projektligjit nr.05/L-119 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.05/L-043 për faljen e borxheve publike,
2. Votimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,
3. Votimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
4. Votimi i Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.